Aktualitet

I mori armën grabitësit/ Zbardhet dëshmia e pronares së argjendarisë në Elbasan: Mendova se ishte klient, i tregova unazat dhe më drejtoi pistoletën

Ajo rrëfen për mediet se grabitësi i nxorri armën duke i kërkuar florinjtë që kishte në sirtar.
Featured image of article: I mori armën grabitësit/ Zbardhet dëshmia e pronares së argjendarisë në Elbasan: Mendova se ishte klient, i tregova unazat dhe më drejtoi pistoletën Foto nga momenti i grabitjes së argjendarisë

ELBASAN– Pronarja e argjendarisë A. Balla rrëfen momentin kur grabitësi Astrit Thaçi u fut në dyqan duke u hequr si klient. Ajo rrëfen për mediet se grabitësi i nxorri armën duke i kërkuar florinjtë që kishte në sirtar. Më tej ajo tregon se në një moment që grabitësi po merrte florinjtë, ajo ka rrëmbyer armën e lënë në banak nga grabitwsi dhe ka dalë menjëherë duke u futur në një dyqan tjetër.

“Ishte ora 12 e drekës kur grabitësi u fut në dyqan. Fillimisht mendova se ishte klient. Kur po I tregoja unazat më nxori pistoletën dhe më kërkoi florinjtë. U futa në një dyqan tjetër, grabitësin nuk e pashë nga shkoi”, thotë A.Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Astrit Thaçi u arrestua nga Policia më 15 shkurt. Ai u arrestua disa orë pasi grabiti një argjendari në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie, pasi edhe në këtë shtet ka kryer grabitje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment