Showbiz

VD/ Puthje të nxehta dhe prekje, Arbenita harron Feron? Publikohet videoja intime e modeles me djalin misterioz

  • Me muskuj dhe menaxher klubesh, ky është djali që rrëmbeu Arbenitën
  • Pamjet janë publikuar nga faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” dhe dyshja shihen mjaft të entuziasmuar teksa shkëmbejnë puthje të nxehta në buzë dhe prekje në qafë e fytyrë.
    Featured image of article: VD/ Puthje të nxehta dhe prekje, Arbenita harron Feron? Publikohet videoja intime e modeles me djalin misterioz Arbenita Ismajli dhe djali misterioz
    Përditësuar:

    TIRANË– Një video e cila tregon modelen Arbenita Ismajlan duke u puthur me një tjetër mashkull po bën xhiron e rrjetit. Pamjet janë publikuar nga faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” dhe dyshja shihen mjaft të entuziasmuar teksa shkëmbejnë puthje të nxehta në buzë dhe prekje në qafë e fytyrë. Identiteti i djalit nuk dihet. 

    Kjo video është publikuar, vetëm një ditë pasi Arbenita ka publikuar një foto bardhezi ku shfaqet me të dashurin e saj, reperin Fero. Por pamjet me puthje na lënë shumë pikëpyetje në kokë në lidhje me marrëdhënien mes dyshes së njohur. Ç’po ndodh me çiftin? Mos vallë janë ndarë apo videoja është filmuar më herët?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Arbenita dhe Fero janë bërë shpesh herë pjesë e lajmeve rozë për lidhjet dhe ndarjet e tyre, shkaqet e shkëputjes së lidhjes mes modeles dhe reperit kanë qenë fotot e Feros me fanset e tij, por mesa duket as Arbenita nuk ngelet pas.

    Foto e publikuar dhe e fshire nga Arbenita

    (f.m/dosja.al)

    2 Komente në “VD/ Puthje të nxehta dhe prekje, Arbenita harron Feron? Publikohet videoja intime e modeles me djalin misterioz

    1. lajm leshi… kujt i plasi trapi per keta femijet…

    2. E paska llapen me te gjate nga Ver Llapa, i ziu ky cfare do heqe nga kjo llapiste hahaha duhet ti jape duart sa me shpejt

    Shto Koment