Showbiz

“E bëri për famë”, Arbenita Ismajli bën për një lek mashkullin që publikoi videon e para 4 viteve: Nuk jam e përsosur, por e dua të dashurin tim (FOTO)

Arbenita ka thënë se djali që shfaqej në video është shtirur duke thënë se i kanë hakeruar snapchatin, ndërsa Arbenita shton se zakonisht nuk ju jep shpjegime njerëzve, por veprimi  tij e ka detyruar të reagojë.
Featured image of article: “E bëri për famë”, Arbenita Ismajli bën për një lek mashkullin që publikoi videon e para 4 viteve: Nuk jam e përsosur, por e dua të dashurin tim (FOTO) Kenned Tahiri dhe Arbenita Ismajli

KOSOVË– Arbenita është një ndër emrat më të përfolur kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me reperin kosovar, Fero.

Por ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video ku, Arbenita shfaqej në krahët e një mashkulli tjetër duke u puthur me të.

Por pak kohë pas kësaj video, reagoi vetë mashkulli me të cilin Arbenita puthej, Kenned Tahiri, i cili sqaroi se i kishin hakuar ‘Snapchatin’, dhe videoja ishte bërë publike pa dijeninë e tij.

Mbrëmë më kanë hakuar Snapchatin njërëz të ligë. Sa të ligë jeni’- ka shkruar Kennedi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kened

Por teksa emri i saj ditën e djeshme ishte kryefjala e mediave rozë, Arbenita ka reaguar pas kësaj ngjarje dhe ka shpjeguars se është çuditur sesi ai ka mbajtur në telefonin e tij videot e katër viteve më parë. Ajo ka thënë se djali që shfaqej në video është shtirur duke thënë se i kanë hakeruar snapchatin, ndërsa Arbenita shton se zakonisht nuk ju jep shpjegime njerëzve, por veprimi  tij e ka detyruar të reagojë.

“Zakonisht nuk i shpjegohem njerëzve për punët e mija, por ja që u bë e tepërt dhe duhej! Është çmenduri se si një ish mund t’i mbajë ende fotografitë e mija prej 4 vite më parë! Të shtiret se iu është hakuar Snapchati! Dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik! Merre famën!!! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to!  ‘Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni nuk do jem kurrë, sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë më gjithë këtë urrejtje? A është kjo e arritur për ju, këto janë ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptar dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri tjetrit, sidomos femrave shqiptare!”- ka shkruar Arbenita.

Postimi i Arbenitës

A.C/Dosja.al

Shto Koment