Bota

“Bota duhet të përgatitet”/ Guterres ‘ngre alarmin’: Koronavirusi paraqet një situatë shumë të rrezikshme

Duke folur në një intervistë për Associated Press, Guterres tha se "rreziqet janë të mëdha" dhe se bota "duhet të përgatitet për këtë".
Featured image of article: “Bota duhet të përgatitet”/ Guterres ‘ngre alarmin’: Koronavirusi paraqet një situatë shumë të rrezikshme Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

SHBA– Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se shpërthimi i koronavirusit në Kinë “nuk është jashtë kontrollit, por paraqet një situatë shumë të rrezikshme”.

Duke folur në një intervistë për Associated Press, Guterres tha se “rreziqet janë të mëdha” dhe se bota “duhet të përgatitet për këtë”.

Ai tha se përhapja e koronavirusit në vendet me “kapacitete më të vogla të shërbimeve mjekësore” do të kërkojnë solidaritet më të madh ndërkombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Egjipti së voni raportoi për rastin e tij të parë me koronavirus, duke rritur shqetësimet për përhapjen e tij në kontinentin afrikan. Koronavirusi tashmë ka infektuar mbi 73,000 njerëz në gjithë botën. Kina, të martën, raportoi edhe për 98 të vdekur dhe për 1,886 raste të reja të prekura me koronavirus.

Shifrat e çojnë në 1,868 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kinë dhe në 72,436 numrin e të infektuarve. Jashtë Kinës, ndërkaq, janë regjistruar më shumë se 500 raste në gati 30 vende. Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni. Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19.

Marrë nga REL

Shto Koment