Bota

Zhduket pas Bermudës, stuhia ‘Dennis’ nxjerr në sipërfaqe ‘anijen fantazmë’ (FOTO)

Anija duket se ka lundruar për mijëra milje rreth më shumë se një vit, nga jug-lindja e Bermudës përtej Oqeanit Atlantik.
Featured image of article: Zhduket pas Bermudës, stuhia ‘Dennis’ nxjerr në sipërfaqe ‘anijen fantazmë’ (FOTO) Anija

BRITANI E MADHE- Një anije mallrash “fantazmë” ka dalë në brigjet e ‘County Cork’ të Irlandës, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Europën nga stuhia e fortë “Dennis.”

Varka e braktisur u vu re në shkëmbinjtë e fshatit Ballycotton nga një kalimtar. Anija duket se ka lundruar për mijëra milje rreth më shumë se një vit, nga jug-lindja e Bermudës përtej Oqeanit Atlantik. Kjo anije mallrash MV Alta, është e gjatë 77 metra dhe lundron me flamurin tanzanian. Sipas hetimeve të bëra deri më tani nuk kanë gjetur asnjë njeri në bord.

Anija ‘fantazmë’

 “Është diçka që ndodh njëherë në një milion. Anija ka kaluar brigjet afrikane, ato spanjolle dhe angleze dhe ka përfunduar në Irlandë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë.”- u  shpreh zëdhënësi i marinës irlandeze.

Tashmë hapësira piktoreske ku ka zënë vend anija “fantazmë” është kthyer në një atraksion turistik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:  BBC  

A.C/Dosja.al

Shto Koment