Bota

Brenda kroçeres së bllokuar në Japoni rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi, nis evakuimi i të gjithë pasagjerëve

Ditën e djeshme ka nisur edhe riatdhesimi i pasagjerëve amerikanë nga anija japoneze. Kanë qenë 40 shtetas amerikanë që u larguan nga karantina e kroçeres “Diamond Princess”, të cilët janë të konfirmuar me virusin vdekjeprurës.
Featured image of article: Brenda kroçeres së bllokuar në Japoni rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi, nis evakuimi i të gjithë pasagjerëve Kroçera në Japoni, "Diamond Princess"

JAPONI- Numri i viktimave nga koronavirusi  ka arritur në 1.770 deri mbrëmjen e djeshme, ndërsa evakuimet filluan që gjatë natës nga një anije lundrimi që ishte karantinuar në Japoni me 356 raste të konfirmuara me virusin vdekjeprurës.

Tajvani raportoi edhe vdekjen e parë të shtunën, ndërsa vitkimat e tjera u shënuan në Hong Kong, Japoni, Francë dhe Filipine.

Kujtojmë që viktima e parë është shënuar në 11 janar në Wuhan, epiqendra e koronavirusit.

Në total ka pasur 71 mijë raste të konfirmuara, ku 68.500 persona janë të prekur brenda territorit të Kinës, e pjesa tjetër janë shënuar në 28 shtete të tjera nëpër botë. Ku numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara është 15.

Por numri më i madh i rasteve të koronavirusit jashtë Kinës kontinentale është në një anije lundrimi “Diamond Princesha”, e cila është vendosur në qytetin japonez Yokohama, në jug të Tokios, që nga 3 shkurti.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se ditën e djeshme ka nisur edhe riatdhesimi i pasagjerëve amerikanë nga anija japoneze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kanë qenë 40 shtetas amerikanë që u larguan nga karantina e kroçeres “Diamond Princess”, të cilët janë të konfirmuar me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë në anije janë 400 turistëve të tjerë që po evakuohen nga anija. Shumica prej tyre do të transportohen me avionët e qeverisë për në SHBA, ndërsa të prekurit do të mbahen në spitalet japoneze.

Ndërkohë sipas autoriteteve japoneze, përveç 40 amerikanëve numri i të prekurve është rritur nga 70, në 355 persona.

Burimi: UPI.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment