Bota

Isabel dos Santos, gruaja që u bë e pasur në Afrikë duke vjedhur shtetin synon të bëhet presidente: Duan të më dëmtojnë politikisht

Dos Santos, 46-vjeç, është një nga gratë më të pasura në botë, dhe revista Forbes që vlerëson pasurinë e saj me vlerë 2.2 miliardë dollarë, e ka shpallur atë gruan më të pasur në Afrikë
Featured image of article: Isabel dos Santos, gruaja që u bë e pasur në Afrikë duke vjedhur shtetin synon të bëhet presidente: Duan të më dëmtojnë politikisht Isabel dos Santos

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente e vendit.

Në një intervistë për BBC, zonja Dos Santos përmendi refuzimin e katërt që i është bërë për kandidimin e saj si presidencën.

Babai i saj José Eduardo dos Santos sundoi Angolën për 38 vjet. Prokurorët po kërkojnë të rikuperojnë 1 miliard dollar.

Por ajo nga ana tjetër ka mohuar çdo akuzë mashtrimi ndaj saj.

Dos Santos, 46-vjeç, është një nga gratë më të pasura në botë, dhe revista Forbes që vlerëson pasurinë e saj me vlerë 2.2 miliardë dollarë, e ka shpallur atë gruan më të pasur në Afrikë

Isabel dos Santos kishte akses në marrëveshje fitimprurëse që përfshinin tokë, vaj, diamante dhe telekomunikacion, kur babai i saj ishte president i Angolës, një vend i Afrikës Jugore i pasur me burime natyrore.

Dokumentet tregojnë se si ajo dhe burri i saj u lejuan të blejnë pasuri të vlefshme shtetërore në një seri marrëveshjesh të dyshimta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Santos tashmë është nën hetim penal nga autoritetet në shtetit të Angolas për korrupsion dhe pasuritë e saj në vend janë ngrirë. Sipas BBC-së tanimë ajo ka qasje në më shumë se 700,000 dokumente që  kanë lidhje me perandorinë e biznesit të miliarderes.

Postimet e Isabel Dos Santos

Por përmes një postimin në rrjetet sociale ajo shprehet se kjo është një lojë politike për të manipuluar mediat nën vend por edhe në botë për pasurinë e saj.

Ajo është mjaft e njohur në Afrikë por jo vetëm, dhe pas akuzave kundër saj, ajo shprehet se duan ta dëmtojnë politikisht.

 

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment