Showbiz

Angelina Jolie ‘çmendet’ nga xhelozia për Brad Pitt! Hakmerret ndaj Jennifer Aniston, dhe ja në ç’mënyrë

Angelina Jolie ‘ndalon’ Jennifer Aniston të shohë fëmijët e tyre me ish-bashkëshortin Brad Pitt.
Featured image of article: Angelina Jolie ‘çmendet’ nga xhelozia për Brad Pitt! Hakmerret ndaj Jennifer Aniston, dhe ja në ç’mënyrë Aktorët, Jennifer Aniston, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

SHBA– Angelina Jolie ka raportuar se e ka ndaluar ish-burrin e saj Brad Pitt që të lejojë që fëmijët e tyre të kalojnë kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Aniston. Ky vendim vjen pas zërave, që aktori 56-vjeçar Pitt dhe 51-vjeçarja Aniston, kanë rinisur romancën e tyre.

Angelina ka bërë kërkesë për kujdestarinë e fëmijëve të saj, dhe dyshohet se është “e zemëruar” që Brad dhe Jennifer janë duke rindezur përsëri romancën me njëri-tjetrin.

Një burim për Celebrity Insider u shpreh: “Angelina ka kërkuar privatisht që Jennifer të ndalohet të shohë fëmijët e saj. Dhe për të shtuar fyerjen ndaj dëmtimit, ajo ka bërë kërkesë për një vlerësim të ri të kujdestarisë së fëmijëve kundër Brad. Kjo është një tronditje e madhe për të gjithë, përfshirë fëmijët”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi shtoi se Brad kishte shpresuar se beteja legale do të mbaronte nga maji pas tre vjetësh që kur Angelina paraqiti kërkesë për divorc. Angelina dhe Brad janë prindër të Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 13, dhe Knox dhe Vivienne, të dy 11 vjeç.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

Shto Koment