Showbiz

Super seksi edhe pasi u bë nënë, modelja Amina Shena ‘kunja’ industrisë së modelingut: S’na kontrollojnë fare, këtu tek ne funksionon… (VD)

Amina Shena ka folur për standardet në Industrinë e Modelingut në Shqipëri, duke nxjerrë në pah edhe mungesën e profesionalizmit.
Featured image of article: Super seksi edhe pasi u bë nënë, modelja Amina Shena ‘kunja’ industrisë së modelingut: S’na kontrollojnë fare, këtu tek ne funksionon… (VD) Modelja Amina Shena.

TIRANË– E ftuar në “Glamour Zone” nën moderimin e Ester Bylykut ishte modelja Amina Shena. Super në formë, edhe pse është nëna e një djali, modelja ka zbuluar dhe sekretin e të qenit me një fizik kaq perfekt. Ajo ka treguar se nuk ka mbajtur as dieta dhe as nuk i është përkushtuar palestrës. Gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe modelja thjesht i është përkushtuar djalit të saj me kohë të plotë.

Por, ndër të tjera moderatorja e ka pyetur dhe për vështirësitë që mund të ketë hasur në modeling pasi u bë nënë.

Në vende të tjera, modelet e kanë të vështira t`i kthehen modelingut pasi bëhen nëna. Fotografët, menaxherët, industria e modelingut në përgjithësi por edhe publiku, sheh me detaje gjithçka tek ato. Në industrinë e modelingut në Shqipëri, ndodh kjo gjë?”- është pyetja e drejtuar nga Ester Bylyku.

Modelja Amina Shena ka rrëfyer se në Shqipëri nuk ekzistojnë standarde të tilla në Industrinë e Modelingut, madje nuk i kontrollojnë aspak:“Jo këtu tek ne nuk funksionon kështu. Nuk është se na kontrollojnë fare.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

R.L/Dosja.al

Shto Koment