Showbiz

Nga xhelozia tek dhuratat e shtrenjta, 10 vite e martuar me reperin shqiptar, rrëfehet modelja Amina Shena (VD)

Amina Shena zbulon sekretet në marrëdhënien me reperin Lazy.
Featured image of article: Nga xhelozia tek dhuratat e shtrenjta, 10 vite e martuar me reperin shqiptar, rrëfehet modelja Amina Shena (VD) Reperi Lazy dhe modelja, Amina Shena.

TIRANË– Amina Shena ka folur për marrëdhënien 10 vjeçare me bashkëshortin e saj, reperin Lazy, duke treguar ndër të tjera se ai nuk është aspak xheloz. Pyetur për suksesin e një marrëdhënieje kaq të gjatë e të lumtur, fryt dashurie i së cilës është djali i tyre, modelja ka rrëfyer çelësin e këtij ‘sekreti’.

“Mirëkuptimi. Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Sepse është e vështirë të gjesh dikë që të kupton, në këtë fushë që unë bë,”- është shprehur modelja Amina Shehu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Moderatorja Ester Bylyku nuk ka nguruar ta pyesë se cila është dhurata më e bukur dhe e shtrenjtë që ka marrë ndër vite nga bashkëshorti i saj, dhe Amina ka treguar se këtë dhuratë e ka marrë shumë vite më parë. Një buqetë shumë të madhe me trëndafila dhe një unazë, ishte dhurata me vlerë që modelja e cilësuar si kopje e Merilyn Monroe mori 9 vite më parë nga reperi Lazy.

R.L/Dosja.al

Shto Koment