Bota

Dyshimet për vrasjen e Kasem Sulejmanit/ Adiministrata e Trump dhe Pentagoni papritmas anulojnë seancat informuese për çështjen e Iranit

Presidenti Trump tha se Sulejmani ishte duke komplotuar sulme në katër ambasada amerikane dhe kjo ishte një nga arsyet që ai e urdhëroi të vritej.
Featured image of article: Dyshimet për vrasjen e Kasem Sulejmanit/ Adiministrata e Trump dhe Pentagoni papritmas anulojnë seancat informuese për çështjen e Iranit Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper

SHBA- Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar të katër seancat informuese me dyert e mbyllura ku do të flitej për çështjen e krizës së Iranit që nuk po merr fund, por akoma nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë lëvizje.

Shkak për këto anulime të papritura mendohet të jetë vendimarrja e disa ligjvënësve amerikanë, kryesisht ato demokratë, të cilët dyshojnë  rreth motiveve që jep administrata eTrump për ekzekutimin e gjeneralit Kasem Sulejmani.

Një konferencë të ditës së djeshme do të përqëndrohej në kërcënimet e sigurisë ndaj posteve diplomatike amerikane, por tema u ndryshua në sigurinë e ambasadës me kërkesë të stafit të kongresit.

Presidenti Trump tha se Sulejmani ishte duke komplotuar sulme në katër ambasada amerikane dhe kjo ishte një nga arsyet që ai e urdhëroi të vritej.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment