Rajoni

 Në 2015 hapi fermën e gomerëve, ambientalisti nga Mali i Zi: Ishin specie në zhdukje, deri më sot  janë vizituar nga 60 mijë njerëz

Darko Saveljiç shpjegon se kur kishte pyetur në zyrën e statistikave në Malin e Zi  i kishin thënë se kanë mbetur vetëm  300 gomerë, dhe pasi kishte marrë vesh këtë lajm, kishte kuptuar se gomari ishte kafsha që rrezikonte të zhdukej në Malin e Zi kishte vendosur t’i mbronte ata në fermën e re që ndërtoi për ta.
Featured image of article:  Në 2015 hapi fermën e gomerëve, ambientalisti nga Mali i Zi: Ishin specie në zhdukje, deri më sot  janë vizituar nga 60 mijë njerëz Darko Saveljiç

MALI I ZI- Në vitin 2015 ambintalisti  malazez, Darko Saveljiç hapi fermën e gomerëve, për t‘i mbrojtur ata nga keqtrajtimi. Sipas tij, sot ku kanë kaluar 5 vjet ai thotë se malazesët nuk i respektojnë të drejtat e kafshëve prandaj dhe mori iniciativën për të hapur këtë fermë gomerësh.

Ai shpjegon se  kur kishte pyetur në zyrën e statistikave në Malin e Zi  i kishin thënë se kanë mbetur vetëm  300 gomerë, dhe pasi kishte marrë vesh këtë lajm kishte kuptuar se gomari ishte  kafsha që rrezikonte të zhdukej  në Malin e Zi, kishte vendosur t’i mbronte ata në fermën e re që ndërtoi për ta. Sipas tij, gomari është një ndër speciet që përfshihet në trashëgiminë kulturore të Malit të Zi.

Ferma e gomerëve në Mal të Zi

Ferma e gomerëve në Mal të Zi Darko Saveljiç ambientalisti nga Mali i Zi para 4 vitesh hapi fermën e gomerëve, për t‘i mbrojtur ata nga keqtrajtimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gepostet von DW Shqip am Freitag, 17. Januar 2020

Saveljiç ka rrëfyer që prej asaj kohe ka nisur të merret me trajtimet e kafshëve dhe se ferma e tij është vizituar nga 60 mijë njerëz.

A.C/Dosja.al

Shto Koment