LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori Grenell: Kosova të heqë menjëherë taksën ndaj mallrave serbe

4 Shkurt 2020, 19:43 Nga DOSJA
Ambasadori Grenell: Kosova të heqë menjëherë taksën

SHBA- Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndëshkuese ndaj mallrave serbë që kanë bllokuar procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve ballkanike.

Zoti Grenell, ambasador në Berlin, tha se Shtetet e Bashkuara presin që “tarifat të hiqen menjëherë”.

“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë që heqja e tarifave ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj si dhe synimeve për të tërhequr biznese të reja. Dhe udhëheqësit e partive janë pajtuar”, tha ai në një deklaratë dërguar nëpërmjet postës elektronike për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ambasadori Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për vendosjen e linjes ajrore ndërmjet të dyja vendeve pas 21 vjetësh dhe hapi diskutimet për rihapjen e linjës hekurudhore ndëmrjet tyre.

“Ne po shënojmë përparim historik,” tha ambasadori Grenell. “Ka shumë të reja që do të publikohen së shpejti sepse të dy palët duan të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit”, tha ai.

Ditë më parë gjatë një vizitë në rajon, i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se “Kosova duhet të heqë tarifat ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.

Të martën edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa theksoi se pret intensifikimin e diskutimeve lidhur me bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kosovës, reformat dhe bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për punë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës në rrugën evropiane. Ka shumë punë përpara për qeverinë e re për të përmbushur detyrimet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, agjendën e reformave evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi rajonal duhet të forcohet sikurse edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në këtë kuadër presim rifillimin shpejtë të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në reagimin e zotit Borrell.

Ai kërkon edhe ri angazhimin e Kosovës në nismat rajonale në dobi të saj.

“Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, por të tilla janë edhe mundësitë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në agjendën Evropiane të Reformave dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike për të ofruar shërbime që qytetarët i meritojnë, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës së zotit Borrell.

Ai qëndroi javën e kaluar në Prishtinë dhe në Beograd në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve të bllokuara që nga vjeshta e vitit 2018 kur Kosova vendosi tarifa ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj pavarësisë së saj.Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e Kosovës refuzoi edhe thirrjet evropiane e amerikane për heqjen apo pezullimin e tyre. Të hënën Kosova u bë me qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Kryeministri i ri, Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vendosë “reciprocitetin e plote me Serbinë”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove richard grenell serbi taska per mallrat serbe kosove richard grenell serbi taska per mallrat serbe

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën