Rajoni

Masakra e Reçakut/ Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së mbështesin Kosovën: Kujtojmë me nder viktimat

Ndër të tjera, në deklaratë thesohet se këto shtete i kujtojnë me nder viktimat që u vranë nga serbët në Reçak dy dekada më parë, teksa shtojnë se duhet punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.
Featured image of article: Masakra e Reçakut/ Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së mbështesin Kosovën: Kujtojmë me nder viktimat Foto ilustruese

KOSOVË- Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate kanë kujtuar masakrën e Reçakut në Kosovë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Në këtë deklaratë thuhet se ishte pikërisht kjo masakër që përfundimisht aleatët e NATO-s të ndërhynin dhe t’i jepnin fund katastrofës njerëzore që po kryenin trupat ushtarke serbe mbi qytetarët e pafajshmë të Kosovës.

Ndër të tjera, në deklaratë thesohet se këto shtete i kujtojnë me nder viktimat që u vranë nga serbët në Reçak dy dekada më parë, teksa shtojnë se duhet punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. “Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.” thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 14 janar, 2020

Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Dje liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment