Aktualitet

Theu këmbën në malin e Tomorrit, alpinistja mbërrin në Tiranë, Xhaçka: Operacion i vështirë, por djemtë ia dolën

Xhaçka është shprehur se ishte një operacion i vështirë, por më në fund skuadra ia doli të evakuojë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit.
Featured image of article: Theu këmbën në malin e Tomorrit, alpinistja mbërrin në Tiranë, Xhaçka: Operacion i vështirë, por djemtë ia dolën
Përditësuar:

TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë alpinistja që theu këmbën teksa eksploronte Malin e Tomorrit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se ishte një operacion i vështirë, por më në fund skuadra ia doli të evakuojë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Alpinisti, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte shkuar së bashku me tre alpinistë të tjerë për të eksploruar malin e Tomorrit. Ata ishin nisur mëngjesin e sotëm nga Qafa e Dardhës në Librazhd, por gjatë ecjes në mal, ai rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën. Ndihmën e parë, alpinisti e mori nga bashkëudhëtarët e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m, a.m/dosja.al)

Shto Koment