Showbiz

I biri iu operua në kokë e ajo vuri kujën në spital/ Almeda Abazi përlotet në emision: Ia pashë unë ënjtjen në kokë, më ngeli mendja aty, kur shkova tek mjeku…

Foshnja 5-muajshe i quajtur Efehan i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të disa kistave që i kishin dalë në kokë.Operacioni zgjati disa orë por gjithçka shkoi shumë mirë.
Featured image of article: I biri iu operua në kokë e ajo vuri kujën në spital/ Almeda Abazi përlotet në emision: Ia pashë unë ënjtjen në kokë, më ngeli mendja aty, kur shkova tek mjeku… Almeda Abazi dhe i biri Efehan
Përditësuar:

TURQI- Aktorja shqiptare Almeda Abazi është përlotur teksa ka folur për operacionin dhe peripecitë që kaloi i biri, të cilit doktori i zbuloi një kist në kokë.

Ajo ishte e ftuar në emisionin turk në ‘Klan D’, ku edhe ka treguar se ajo i kishte vënë re e para simptomat tek i biri. Edhe pse të gjithë të afërmit i thoshin se djali nuk kishte asgjë, aktorja kishte shkuar për një vizitë tek pediatri, ku edhe kishte mësuar për sëmundjen.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël,”-shkruan Almeda. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa muaj më parë foshnjës së quajtur Efehan i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të disa kistave që i kishin dalë në kokë. Operacioni zgjati disa orë por në fund gjithçka shkoi shumë mirë. Por gjatë orëve kur i biri ishte në sallën e operacionit, Almeda e përjetoi keq dhe vuri kujën në spital. 

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment