Showbiz

“S’e kam mendjen te look-u, mos të ngjaj si gagaçe”, Xhemi Shehu s’ja la mangut, Alketa Vejsiu e kopjon në emision (FOTO)

Alketa Vejsiu ka veshur një kostum pothuajse identik si i Xhemi Shehut.
Featured image of article: “S’e kam mendjen te look-u, mos të ngjaj si gagaçe”, Xhemi Shehu s’ja la mangut, Alketa Vejsiu e kopjon në emision (FOTO) Moderatoret, Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu.

TIRANË– Alketa Vejsiu ka zgjedhur të veshë një kostum në ngjyrë pink, me një xhaketë të gjatë nën vithe dhe një palë pantallona të shkurtra, duke e shoqëruar me një palë atlete të së njëjtës ngjyrë me kostumin.

Moderatorja Alketa Vejsiu.

Por, të njëjtën veshje kishte edhe Xhemi Shehu në emisionin e humorit “Portokalli”. Me sa duket moderatoret kanë bërë ‘xing’ me veshjet, dhe Alketa Vejsiu ka zgjedhur ta veshë gjithsesi në programin e të hënës, “Në Kurthin e Piter Pan”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Moderatorja, Xhemi Shehu.

Moderatoret, Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu u bënë pjesë e një debati virtual, pasi Vejsiu zgjodhi të ‘hakmerrej’ ndaj saj, duke i dedikuar një postim në revistën “Class”. Por, për një kohë të gjatë, Xhemi Shehu qëndroi e heshtur, duke preferuar të mos kthejë asnjë përgjigje. Megjithatë moderatorja e emisionit të humorit, Xhemi Shehu zgjodhi t’i jepte një përgjigje në emisionin “Ftesë në 5”, duke i kthyer në këtë mënyrë reston koleges së saj.

R.L/Dosja.al

Shto Koment