LIVE UPDATES
Politike

Alfred Lela zbardh kulisat: Basha kërkon të kenë b**ë analistët, prapaskenat e marrëveshjes që po e shet si fitore

17 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
Alfred Lela zbardh kulisat: Basha kërkon të kenë b**ë

TIRANË– Gazetari Alfred Lela ka komentuar marrëveshjen mes Opozitës dhe maxhorancës. Në një shkrim të publikuar në portalin “Politiko.al“, Lela shkruan se kreu i PD-së Lulzim basha kërkon që analistët të kenë by**ë dhe ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Sipas Lelës, kryeopozitari mendon se fakti që Parlamenti ka dalë nga insitucioni dhe është ulur me Opozitën, tregon që ata janë dorëzuar para tyre.

Gazetari shkruan më tej se marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim dhe se Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe.

Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë,”- shkruan ndër të tjera Lela.

Shkrimi i plotë i Alfred Lelës

Në një shkrim në gazetën Panorama analisti Agron Gjekmarkaj e cilësonte fitore marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore. Sepse, arsyetonte Gjekmarkaj, parlamenti delegjitimohej dhe bojkoti i PD jepte më në fund frute. Kryetari i PD, që ka qenë në zor për të gjetur teknika komunikimi që do të shisnin te publiku një marrëveshje të re me Ramën, e ka rimarrë tezën e Gjekmarkajt dhe e ka përsëritur në Kolegjin e Kryetarëve (krerëve të degëve të partisë) të thirrur pasditen e së mërkurës. Analistët që kanë b…ë, ka thënë Basha sipas burimeve të Politiko.al duhet ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Thënë më qartë: parlamenti duke dalë nga institucioni dhe duke u ulur me përfaqësuesit e opozitës në një mjedis neutral si Pallati i Kongreseve është ‘dorëzuar’. Basha me anë të këtij lejtmotitvi ka dashur, jo vetëm të qetësojë të vetët, duke u dhënë një fitore në tavolinë, por edhe të kompleksojë analistët duke u thënë se, nëse mbroni një tezë tjetër veç kësaj ‘jeni të shitur te Rama’. Agron Gjekmarkaj, i ftuar mbrëmë në Real Story në Neës 24, ka ngulmuar se nuk ia ka marrë ai Bashës tezën, por është e kundërta, Basha po përdor tezën e tij. Pavarësisht e kujt është teza dhe pavarësisht se ajo përdoret për qëllime të ndryshme nga analisti dhe politikani, ajo që i intereson diskutimit është vërtetësia e saj. A qëndron ideja se opozita duke i marrë këtë marrëveshje shumicës delegjitimoi atë institucion që u nis të nxirrte nga shinat më 17 shkurt të vitit të shkuar kur braktisi parlamentin? Kjo e vërtetë ka dy gjysma të cilat komplotojnë kundër njëra-tjetrës. Sa ç’është e vërtetë se opozita e tërhoqi shumicën në fushë asnjanëse për të diskutuar dhe miratura së bashku Reformën Zgjedhore po aq qëndron edhe e kundërta. Shumica ‘e futi opozitën në Parlament’ sepse aty do të jetë vula e fundit që do të certifikojë vullnetin politik për marrëveshje të palëve. Madje ‘futja në Parlament’ dhe në sistem duket se është qëllimi i marrëveshjes. Marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim. Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe. Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë.

Një ditë më parë u mblodh për herë të parë Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Gjatë mbledhjes u mor vendimi për përcaktimin e ekspertëve të jashtëm. Këshilli ka vendosur që të caktojë gjashtë ekspertë ligjorë për reformën zgjedhore, dy do të jenë nga opozita e bashkuar, dy nga komisioni, praktikisht një nga shumica dhe një nga opozita në parlament dhe dy të tjerë që do të jenë të jashtëm nga OSBE-ja. Këshilli politik mblidhet pas marrëveshjes së bërë në tryezën e Reformës Zgjedhore nga Opozita dhe maxhoranca. Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred lela lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore alfred lela lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni