Rajoni

Vuçiç: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri të re në Kosovë

Duke iu referuar faktit që qeveria e re nuk është formuar ende në Kosovë, Vuçiç ka thënë se është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike.
Featured image of article: Vuçiç: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri të re në Kosovë Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të ketë qeveri të re në Kosovë nëse nuk përfshihet dhe Lista Serbe. Duke iu referuar faktit që qeveria e re nuk është formuar ende në Kosovë, Vuçiç ka thënë se është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike.

 “Është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe është e qartë se pa ta nuk ka qeveri në Kosovë”.

Ndër të tjera Vuçiç foli edhe për taksën, ku tha se qeveria e re duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe, raporton Zëri info.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të thoshte normalizim i jetës dhe padyshim rezultate ekonomike më të mira. Nëse nuk do të kishin tarifa ne do të ishim shteti i dytë ose i tretë me rritjen ekonomike, për këtë arsye jemi në vendin e gjashtë. Shpresoj që kjo qeveri të formohet”, ka thënë Vuçiç për RTS.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment