Rajoni

“SHBA s’do të kalojë në anën tonë”/ Deklarata e pazakontë e Vuçiç: Mund të bisedojmë më hapur me partnerët amerikanë

Nga ana tjetër,  Vuçiç është shprehur se Serbia mund të bisedojë për këtë me partnerët amerikanë më hapur se më parë.
Featured image of article: “SHBA s’do të kalojë në anën tonë”/ Deklarata e pazakontë e Vuçiç: Mund të bisedojmë më hapur me partnerët amerikanë Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për mediet serbe se nuk mendon se Amerika do të kalojë në anën e Serbisë , lidhur me çështjen e Kosovës, por ka shtuar se amerikanët janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia për këtë çështje.

Nga ana tjetër,  Vuçiç është shprehur se Serbia mund të bisedojë për këtë me partnerët amerikanë më hapur se më parë. Duke e paralajmëruar takimin me Grenellin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë për RTS se: “Amerika është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e Beogradit kur është fjala për Kosovën”, raporton Insajderi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pozita e Serbisë për çështjen e Kosovës është e vështirë dhe raporti i SHBA ndaj Kosovës është i kundërt nga ai i yni. Nuk them se tani Amerika do të kalojë në anën tonë, siç do të kishte menduar dikush, por janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë mendon Serbia për këtë çështje. Në këtë kuptim konsideroj se kemi hapur një derë pas të cilës mund të bisedojmë me partnerët amerikanë më hapët se më herët”, ka pretenduar Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment