Rajoni

Kosova 12 vite shtet/ Kurti ndan videomesazhin: Është koha të marrim vendime përballë sfidave, shpresa e popullit detyra jonë

Ai thekson se ka ardhur koha që të merren vendime lidhur me këto sfida.
Featured image of article: Kosova 12 vite shtet/ Kurti ndan videomesazhin: Është koha të marrim vendime përballë sfidave, shpresa e popullit detyra jonë Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë në facebook një videomesazh, me anë të të cilit shprehet se Pavarësia vijon të jetë sfida para popullit të Kosovës. Kurti thotë se Kosova është një hap prapa popullit të vet, duke shtuar se Kosova nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë. Ai thekson se ka ardhur koha që të merren vendime, lidhur me këto sfida.

“Pavarësia vijon të jetë sfida para nesh. Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbaëshkues i brezave para nesh dhe vazhdojn të jetë sfidë për ne. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet. Ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet e dallimet e veta. Por si qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’u shmangemi vështirësive, por do t’u bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj.Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më parë se kapaciteti i qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do ti realizojë kërkesat e qytetarëve të saj. Të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se këtu. Kjo sigurisht që është e dhimbshme, por është edhe shpresdhënëse. E dhimbshme sepse ajo nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse sepse do të mund të zhvillohet edhe këtu.Më lejonin që t’ua uroj edhe njëherë këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë e të punojmë për ditë më të mira. Zhvillimin ekonomik, pra punësim. Rend e ligj e siguri pra drejtësi. Arsim dhe Shëndetësi, pra mirëqenie. Politik sociale, pra barazi. Politikë e jashtme pra dinjitet. Integrim Evropian pra përparim. Infrastrukturë dhe Energji, pra stabilitet. Kultur dhe sport, pra gëzim dhe Mërgata jonë, pra bashkëpunim. Këto janë prioritetet tona. Gëzofshi përherë me më të dashurit tuaj! Secili, të gjithë, bashkë”, shprehet Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

(a.m./dosja.al)

Shto Koment