Rajoni

Refuzoi të shkojë në zyrë, Thaçi dekreton Albin Kurtin si kryeministër

  • Kurti publikon video-mesazhin: Vendimi u mor pa u arritur një marrëveshje me LDK
  • Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës.Pavarësisht faktit se Kurti s'u paraqit, në takim me kreun e shtetit të Kosovës, Presidenca e ka përcjellë me shkrim dekretimin e Albin Kurtit në zyrën e LV-së.
    Featured image of article: Refuzoi të shkojë në zyrë, Thaçi dekreton Albin Kurtin si kryeministër Albin Kurti

    KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës. Më herët, Thaçi e ftoi Kurtin në zyrë në Presidencë për t’i dorëzuar mandatin, por ky i fundit e refuzoi. Pavarësisht faktit se Kurti s’u paraqit, në takim me kreun e shtetit të Kosovës, Presidenca e ka përcjellë me shkrim dekretimin e Albin Kurtit në zyrën e LV-së.

    Ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila propozoi Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ky vendim erdhi pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi.

    Dokumenti me propozimin e Albin Kurtit si kryeministër

    Ditën e djeshme Thaçi përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dy ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

    (a.m/dosja.al)

    • 12:16

      Thaçi e fton në Presidencë, Kurti refuzon të shkojë të marrë mandatin

      Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti  nuk është paraqitur në takimin e orës 12:00 të ditës së sotme, ku Presidenti i Kosovës Hashim  Thaçi e thirri për t’i dhënë mandatin e Kryeministrit të Kosovës. Mediet kosovare shkruajnë se Presidenca e ka përcjellë me shkrim dekretimin e Albin Kurtit në zyrën e LV-së. Thaçi e ftoi ditën e sotme Kurtin, po ky i fundit nuk ka pranuar të  shkojë, ndërsa akoma nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me refuzimin e ftesës.

    • 10:23

      Thaçi fton Kurtin në Presidencë në orën 12:00 për t'i dhënë mandatin

      Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

      Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar një ftesë Albin Kurtin që në orën 12:00 të ditës së sotme t’i japë mandatin e kryeministrit të Kosovës. Ky veprim i Thaçit vjen, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozuar këtë të fundit si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

    Shto Koment