Rajoni

Bëri betimin dje në Kuvend, sot dita e parë e qeverisë Kurti, kryeministri i ri: Përkushtim maksimal në 100 ditët e para

Pas ceremonisë, në një mbledhje solemne të qeverisë së re, Kurti u bëri thirrje ministrave që të përqendrohen në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.
Featured image of article: Bëri betimin dje në Kuvend, sot dita e parë e qeverisë Kurti, kryeministri i ri: Përkushtim maksimal në 100 ditët e para Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot zyrtarisht detyrën pasi bëri betimin një ditë më parë në Kuvend. Dorëzimi i detyrës u bë nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në emër të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ku ky I fundit ndodhet për një vizitë në Ëashington. Ceremonia përfshinte edhe parakalimin e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë, në një mbledhje solemne të qeverisë së re, Kurti u bëri thirrje ministrave që të përqendrohen në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal. Karriget e kemi, por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punës të shumta të cilat na presin. Programi ynë qeverisës është ambicioz, aq sa janë pritjet e qytetarëve”, shprehet Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej kryeministri Albin Kurti shtoi se çdo sukses apo dështim do të jenë kolektiv dhe jo personal apo partiak.

Shanset për sukses i kemi të mëdha, por duhet të punojmë si ekip. Sukseset dhe dështimet janë kolektive, e jo personale e aq më pak partiake. Partitë i kemi në parlament, atje i kemi grupet tona parlamentare, këtu punojmë si ekip. Në këtë Qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, NDS e LS, por Qeveria e Republikës së Kosovës”, shprehet më tej Kurti.

Albin Kurti ka marrë dje besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment