Showbiz

Tragjike/ Aktori 30-vjeçar i ‘Twilight’ gjendet i vdekur së bashku me të dashurën e tij në shtëpinë në Las Vegas

Sipas mediave të huaja mësohet se aktori është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij sëbashku me të dashurën e tij 27-vjeçare.
Featured image of article: Tragjike/ Aktori 30-vjeçar i ‘Twilight’ gjendet i vdekur së bashku me të dashurën e tij në shtëpinë në Las Vegas Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij.

LAS VEGAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku aktori i njohur 30-vjeçar Gregory Tyree Boyce është gjetur i vdekur.

Sipas mediave të huaja mësohet se aktori është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij sëbashku me të dashurën e tij 27-vjeçare.

Në bazë të grupit të ekspertëvë mjeko-ligjorë, 30 vjeçari dhe e dashura e tij 27-vjeçare kanë vdekur prej datës 13 maj.

Ndërsa  raporti i autopsisë ende nuk është publikuar për të zbuluar se cilat janë shkaqet e vërteta të vdekes së parakohshme të çiftit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sipas burimeve mësohet se në trupat e dy të rinjve gjetur një substancë e bardhë, duke shtuar kështu dyshimet se çifti ka vdekur për shkak të një overdoze, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet.

Kujtojmë se Boyce u bë i njohur pas rolit të tij në sagën “Twilight” në rolin etij krah  aktores Kristen Stewart në vitin 2008, ku mbante rolin e një studenti të shkollës së mesme.

Burimi: Mirror

A.C/Dosja.al

Shto Koment