Showbiz

Humbën jetën tragjikisht dy aktorët në Meksikë, ranë nga ura gjatë xhirimeve të filmit

Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke filmuar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad”, por në kaq vite eksperiencë fati i tyre u mbyll këtu duke xhiruar skenat e filmit më të ri ku do të merrnin pjesë.
Featured image of article: Humbën jetën tragjikisht dy aktorët në Meksikë, ranë nga ura gjatë xhirimeve të filmit Jorge Navarro Sánchez (majtas) dhe Luis Gerardo Rivera (djathtas)

MEKSIKË– Dy aktorë të njohur kanë vdekur tragjikisht të enjten pasi ranë nga një urë, ndërkohë që po punonin për serialin televiziv “Sin Miedo a la Verdad”-kanë shkruar mediat e huaja.

Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke bërë provat në skenë të enjten kur ndodhi incidenti.

“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilave ne i dërgojmë ngushëllimet tona.”-ka shkruar televizioni.

Prodhuesit e këtij seriali po punojnë me autoritetet e Meksikës, por nuk kanë bërë me dije më shumë detaje rreth vendndodhjes së saktë të incidentit.

Përveç rolit të tij në telenovelën e Televizës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në “Monarca” të Netflix. Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo “El Señor de los Cielos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë po bëhen hetime lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe nga ana tjetër, produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur ngjarjen tragjike.

Burimi:  CNN

A.C;E.K/Dosja.al

Shto Koment