Showbiz

Konkurrencë mes kolegësh, pas garës mes Besit dhe Ermalit, del në skenë Gaz Paja: Hera e parë që e them publikisht, do preferoja…

Edhe Gaz Paja me një projekt të ri...
Featured image of article: Konkurrencë mes kolegësh, pas garës mes Besit dhe Ermalit, del në skenë Gaz Paja: Hera e parë që e them publikisht, do preferoja… Aktorët, Ermal Mamaqi, Gaz Paja dhe Bes Kallaku.

TIRANË– Gaz Paja ka treguar se është në punë e sipër për të sjellë një projekt të ri, një tragjikomedi që do të ketë skena të dhimbshme të realitetit shqiptar. I ftuar në emisionin “Motor Plus”, moderatori Rudi Hizmo e ka pyetur nëse ka ndonjë projekt kinematografik, njësoj siç kanë bërë kolegët e tij.

Aktori i humorit ka rrëfyer se kjo është bërë si një garë, por ai e ka marrë me ritme të ngadalta. Duke treguar disa detaje për projektin, Gaz Paja ka treguar se ka të bëjë me realitetin e hidhur shqiptar.

“Unë në fakt nuk e dija që mund të ishte si një garë, por mesa duket është bërë e tillë. Unë do të preferoja të punoj, ta pjek mirë gjënë, jam në fakt duke punuar, hera e parë që e them këtë publikisht. Jam duke punuar me një skenar mjaft interesant dhe të vështirë, kështu që do ta pjek mirë edhe më pas do vendos. Bëhet fjalë për një tragjikomedi që do ketë skena të dhimbshme të realitetit shqiptar siç ka edhe gjëra funny. Pra me pak fjalë jeta jonë,”– është shprehur Gaz Paja për “Motor Plus”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Dy kolegët e tij, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku kanë realizuar projekte kinematografike. Ermal Mamaqi ka realizuar tashmë dy projekte filmike të suksesshme, ndërsa Bes Kallaku erdhi me filmin “Falco”. Dy aktorët u duk sikur u përfshinë në një garë me njëri-tjetrin, dhe mesa duket Gaz Paja kërkon të qëndrojë larg, duke mos ndjekur rrugën e kolegëve të tij.

R.L/Dosja.al

Shto Koment