Aktualitet

Tërmeti/ “Mos i lini qytetarët të bredhin zyrave”, Ahmetaj ‘sqaron’ nëpunësit: Dokumentet t’i bëni ju, nesër në 11 iu dua në Tiranë (VD)

Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka paralajmëruar nënpunësit e Bashkive të prekura nga tërmeti që të mos i presin qytetarët të shkojnë tek ata, por të ndodhë e anasjellta. 
Featured image of article: Tërmeti/ “Mos i lini qytetarët të bredhin zyrave”, Ahmetaj ‘sqaron’ nëpunësit: Dokumentet t’i bëni ju, nesër në 11 iu dua në Tiranë (VD) Arben Ahmetaj

TIRANË–  Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka prezantuar paraditen e sotme një platformë online të quajtur “Programi i Rindërtimit”, për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, Ahmetaj ka paralajmëruar nënpunësit e Bashkive të prekura nga tërmeti që të mos i presin qytetarët të shkojnë tek ata, por të ndodhë e anasjellta. 

Do të ketë dy sportele, nuk do të vijnë qytetarët tek ju por ju t’i ndihmoni për aplikimin online. Platforma bazohet në vetëdeklarimin e qytetarëve. Do të prezantohen në bashki dhe do të deklarojnë dëmet. Deri nesër do të nisin tre persona që të trajnohen në bashkinë e Tiranës në orën 11, të cilët më pas do të trajnojnë të tjerët. Në bazë të dëmit, qytetarët do të përfitojnë nga vetëm një prej platformave për rindërtim. Kryetari i njësisë administrative dhe stafi t’ja marri deklarimin me dorë qytetarit po nuk pati internet dhe t’ja hedhë më pas online.  Lista do të jetë me anë të sistemit të pikëzimit.  Nuk bëhet sipas qejfit tonë,”-u shpreh ministri.

Ahmetaj më tej ka shtuar se aplikimi do të nisë të mërkurën, më datën 29 janar dhe do të zgjasë 30 ditë.

“Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. Më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë anti sizmike euro kode“, tha Ahmetaj.

Prezantohet plaftorma online për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe që do që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se procesi fillon me 29 janar dhe afati është një muaj. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar paralajmëruar për abuzimet. Kërkoi edhe ndihmën e opozitës për t’i denoncuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment