Showbiz

‘Kur ishim të rinj”, Agron Llakaj pa bluzë përkrah Romeos tregon muskujt, foto nga palestra

Romeo Veshaj ka ndarë një foto të katër viteve më parë, përkrah Agron Llakajt.
Featured image of article: ‘Kur ishim të rinj”, Agron Llakaj pa bluzë përkrah Romeos tregon muskujt, foto nga palestra Aktorët, Agron Llakaj dhe Romeo Veshaj.

TIRANË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka vendosur të ndajë një foto në rrjete sociale, përkrah ish-kolegut të tij, Agron Llakajt. Dy aktorët shfaqen në një pozë, që duket e realizuar brenda ambjenteve të nje palestre, ndërsa tregojnë muskulaturën, pa bluzë.

“Agron Llakaj kur ishim djem të rinj,”- shkruan Romeo Veshaj, dhe përkrah ka shënuar edhe datën e fotos, 5 shkurt 2016.

Postimi i Romeo Veshajt.

Disa kohë më parë, dy binjakët Veshaj vendosën të shkëpusnin marrëdhëniet e punës me Agron Llakajn, duke u larguar nga emisioni “Al Pazar”, në Vizion Plus. Madje u përfol se shkak për largimin ishte bërë një debat mes dy vëllezërve dhe Agron Llakajt, por aktorët e kanë mohuar, duke treguar se vazhdojnë të jenë miq të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

                                                                                

Shto Koment