Bota

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Në Afrikë mund të vdesin 190 mijë qytetarë brenda vitit të parë të COVID-19

Kreu i OBSH në Afrikë, Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se nëse në Afrikë masat dështojnë atëherë brenda vitit të parë të COVID-19 do të ketë 190 mijë viktima.
Featured image of article: Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Në Afrikë mund të vdesin 190 mijë qytetarë brenda vitit të parë të COVID-19 Foto ilustruese

AFRIKË–  Një kohë që Covid-19 ka prekur mbi 200 shtete në mbarë botën ende ekziston rreziku se ky virus mund të vijojë edhe për shumë kohë.

Mes luftës së virusit ndaj të cilës po luftojnë me qindra shtete, Kreu i OBSH në Afrikë, Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se nëse në Afrikë masat dështojnë atëherë brenda vitit të parë të COVID-19 do të ketë 190 mijë viktima.

Sipas mediave të huaja thuhet se ky është një paralajmërim që bazohet në një studim i cili ka marrë për bazë një zonë prej 1 miliardë banorësh të 47 shteteve së bashku dhe parashikon që mund të infektohen 29- 44 milionë qytetarë brenda vitit të parë.

Deri më tani gjithë Afrika është infektuar nga COVID-19, përveç Lesothos më shumë raste ka Afrika e Jugut, ku janë 8.200 raste si dhe 160 viktima. Më shumë viktima ka Algjeria 483.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë problemi i OBSH qëndron tek vendet më të populluara të Afrikës që po marrin masa lehtësuese si Nigeria, Bregu i Fildishtë apo edhe Afrika e Jugut.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë  eksperti britanik bëri paralajmërimin e frikshëm, se  Covid-19 do infektojë 1 miliardë njerëz dhe do vrasë 3 mln të tjerë në vendet më të varfra të botës duke ju referuar Afrikës.

Burimi: nbcnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment