Showbiz

“Po shfrytëzon rastin”, Adrola Dushi vendos maskë për koronavirusin por nuk pritet aspak mirë nga ndjekësit: Më vjen keq që e morët kështu…

FOTO
Adrola Dushi është sensibilizuar me situatën në vend, dhe ka ndarë një foto me maskë, por ndjekësit e kanë akuzuar se po shfrytëzon rastin për më shumë ‘like’ në rrjete sociale.
Featured image of article: “Po shfrytëzon rastin”, Adrola Dushi vendos maskë për koronavirusin por nuk pritet aspak mirë nga ndjekësit: Më vjen keq që e morët kështu… Modelja, Adrola Dushi.

TIRANË– Modelja Adrola Dushi ka vendosur të ndajë një postim sensibilizues në rrjete sociale, pasi koronavirusi ka prekur Shqipërinë. Me një foto me maskë, Adrola Dushi ka përcjellë mesazhin, se të gjithë njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, dhe të marrin masat parandaluese ndaj virusit vdekjeprurës.

Por, disa ndjekës e kanë kritikuar postimin e saj, duke akuzuar modelen se po shfrytëzon rastin për të fituar disa pëlqime më shumë në rrjete sociale.

Postimi i Adrola Dushit dhe komentet.

“Po më duket, jeni duke shfrytëzuar rastin me bo foto me maska, mirë po ju duket me bo qejf”,- shkruan një ndjekëse, ndërsa Adrola Dushi ka preferuar t’i përgjigjet kështu: “Hmmm kjo foto i ka dy vite por pa maskën. Maska iu shtua për efekte të sensibilizimit. Uroj që të kujdeseni për veten!”

Megjithatë një ndjekës tjetër ka prekur modelen, duke i përmendur se po përdor këtë rast për të marrë më shumë popullaritet në rrjete sociale. Adrola Dushi ka vendosur të bëjë një tjetër replikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më vjen keq që ka ardhur kështu tek ju e gjithë kjo… Qëllimi i fundit në këtë postim ishin qëllimet. Nuk ishte as lojë, as shaka, asgjë e ngjashme. Gjithë çfarë doja të thoja me këtë postim është të bëjmë kujdes: si nënë, si bijë e dy prindërve, si motër e dy vëllezërve, si hallë, shoqe, kolege. Jam e keqardhur vërtet që kam përcjellë mesazhin e gabuar tek ju. Qofshi mirë!”- shkruan Adrola Dushi.

 

R.L/Dosja.al

Shto Koment