Bota

Shkon në 2,128 numri i viktimave në Kinë, shënohen dy vdekjet e para në anijen ‘Diamond Princess’ të bllokuar në Japoni

  • 10 viktima dhe mbi 1,000 të infektuar, lista e 29 shteteve në botë ku është përhapur Koronavirusi kinez
  • Të paktën nga dita e djeshme ku numri i viktimave ishte 2,009, deri më sot është rritur me 119 njerëz të vdekur duke e çuar numrin e viktima në rang global në 2128.
    Featured image of article: Shkon në 2,128 numri i viktimave në Kinë, shënohen dy vdekjet e para në anijen ‘Diamond Princess’ të bllokuar në Japoni Foto nga spitalet kineze

    KINË– Koronavirusi në Kinë ka bërë kërdinë, pasi çdo ditë po humbin jetën të paktën mbi  100 njerëz. Sot sipas mediave të huaja është mësuar se numri i viktimave në rang global ka arritur në  2128, ndërsa të prekur nga virusi vdekjeprurës janë mbi 75,500 të infektuar.

    Numri i vdekjeve në rang global tani është 2,128, pas 108 vdekjeve shtesë që u raportuan në provincën Hubei që nga mëngjesi i së enjtes.

    Ndërkohë edhe në anijen  “Diamond Princess” të bllokuar në Japoni, ku u tha se po largohen të gjithë pasagjerët, janë konfirmuar dy vdekjet e para.  Këto janë edhe dy vdekjet e para pas qindra rasteve të konfirmuar me koronavirus në anije, e cila ka filluar të zbarkojë pasagjerët pas 14 ditëve në qëndrim në karantinë.

    Autoritetet kineze këtë javë u kthyen përsëri në raportimin e vetëm rasteve të konfirmuara nga laboratori nga Hubei, pasi javën e kaluar lejuan që diagnozat klinike nga mjekët, bazuar në simptoma ose teste më të menjëhershme që llogariten drejt shumave të provincës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më shumë se 10,330 pacientë janë larguar nga spitalet në të gjithë Hubein deri më tani, ndërsa 43,000 të tjerë kanë mbetur ende në spital, 2,050 prej të cilëve janë në një gjendje kritike, kanë thënë autoritetet.

    Burimi: CNN 

    A.C/Dosja.al

    • 13:43

      Mbeten 2 viktima/ Britania e madhe do të evakuojë shtetasit e saj nga anija “Diamond Princess”

      Anija “Diamont Princess”

      Qeveria e Britanisë së Madhe ka organizuar një fluturim evakuimi për shtetasit e saj nga bordi i anijes  “Diamond Princess” në Japoni që është kthyer në karantinë tashmë.

      Në një total prej 624 rastesh të konfirmuara të virusit janë brenda kësaj anije janë future në karantinë në gjirin e Tokios. Ndërkohë lajmi për riatdhesimin e britanikeve vjen pas njoftimit se dy personave brenda kësaj anije kanë humbur jetën, dhe ka ende persona në gjendje kritike për jetën.

      Lajmi është bërë me dije nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab thotë se fluturimi do të bëhet nga Tokio.

      “Detajet u janë dërguar atyre që kanë regjistruar fluturimin. Ne i nxisim shtetasit e tjerë britanikë që ende kërkojnë të largohen për të na kontaktuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetasit britanikë që dëshirojnë të qëndrojnë në Japoni.”-tha ai.

    • 12:56

      Shënohet viktima e parë në Korenë e Jugut, nga Koronavirusi shtohet edhe numri i të infektuarëve

      Spitali ne Korene e Jugut

      Ditën e sotme është shënuar edhe viktima e parë në Korenë e Jugut për shkak të Koronvirusit, ka raportuar Qendra e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

      Kjo është edhe vdekja e parë nga Koronavirusi në Korenë e Jugut vjen në mes të një kaosi në Kinë ku numri i viktimave ka shkuar në 2128, ndërsa të infektuar mendohet të jenë 75,500 njerëz në rang global.

      Sipas KCDC, në Korenë e Jugut ka pasur edhe  22 raste të reja të konfirmuara të pacientëve me Koronavirus,  duke përhapur infeksione edhe tek pjesa tjetër e popullsisë.

      Ndër rastet e fundit, 21 janë nga jugu i vendit, përfshirë pesë që po marrin trajtimin në një kishë dhe 13 të tjerë po kurohen në një spital në Qarkun Cheongdo. Një rast tjetër i ri është në Seul, sipas KCDC.

      Pacientët dhe stafi në spitalin Cheongdo Daenam, ku ndodhi edhe vdekja e parë, po testohen për virusin, dhe dezinfektimi mjedisor aktualisht është duke vazhduar.

    • 11:58

      Sytë e errësirës/ Novela që parashikoi koronavirusin kinez 40 vjet më parë: Armë e përsosur që i reziston çdo trajtimi

      Novela “Sytë e errësirës”

      Një fragment i Novelës “Sytë e errësirës”, një thriller i vitit 1981 nga autori i profecisë së jashtëzakonshme, shkrimtari amerikan Dean Koontz në librin “Sytë e errësirës”, flet për Koronavirusin që sot në Kinë ka vrarë mbi 2000 njerëz.

      Virusi vdekjeprurës që prek njerëzit dhe u krijua në një laborator në Kinë, më saktësisht në qytetin e Wuhan, është parashikuar para shumë vitesh në këtë libër misterioz.

      Në kapitullin e 39 të librit të tij, Koontz shkruan se laboratori ndodhet në Wuhan, i cili i vendos virusit emrin, Wuhan-400.

      “Një shkencëtar kinez me emrin Li Chen u largua në Shtetet e Bashkuara, duke mbajtur një kopje në disk të armës biologjike më të rëndësishme dhe të rrezikshme kineze të dekadës. Ata e quajnë ‘Uuhan-400’ sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre. RDNA afër qytetit të Wuhan dhe ishte lloji i 400-të i zbatueshëm i mikroorganizmave të krijuar në atë qendër kërkimore. Wuhan-400 është një armë e përsosur. Sepse prek vetëm njerëzit. Rreth vitit 2020 një pneumoni serioze do të përhapet në të gjithë botën dhe se kjo është në gjendje t’i rezistojë të gjitha trajtimeve të njohura.”- shkruhet në një fragment të librit.

      A është Coranavirus një ‘Armë Biologjike’ e zhvilluar nga kinezët e quajtur Wuhan -400?

      Ky libër u botua në vitin 1981. Dhe ky fragment i shkëputur nga një libër i vjetër tregon këtë të vërtetë të frikshme që ka përfshirë mbarë botën, por po gjunjëzon më së shumti Kinën.

      Ndërkohë në një version të ri  shkrimtari ka ribotuar detaje të reja të ndryshuara nga ata të versionit të parë. Por ky version origjinal, i publikuar në 1981, nuk përmendet aspak Wuhan, por Gorki është  një qytet sovjetik, prandaj dhe virusi quhet ‘Gorki- 400’. Ai u bë Whan në botimin e vitit 1996, për të treguar edhe faktin se Bashkimi Sovjetik nuk ekzistonte më, pasi Kina dukej një burim më i besueshëm.

      “Koontz-i nuk është rasti i parë i një paracaktimi të dukshëm letrar: Romani i Morgan Robertson-it i vitit 1898 The Ureck of the Titan” parashikoi “fatkeqësinë Titanic të vitit 1912 duke përshkruar një oxhak transatlantik, Titan, i cili u mbyt në Atlantiku i Veriut pas një përplasjeje me një ajsberg. Në këtë rast, megjithatë, romani u kthye pas vitit 1912 për ta bërë atë më të përshtatshëm. Në versionin origjinal, në fakt, anija ishte me madhësi më të vogël, dhe titulli ishte një kotësi e përgjithshme.”-shkruan ai.

    • 11:30

      Humbin jetën 2 persona brenda anijes ‘Diamond Princess’, që u bllokua në Japoni nga Koronavirusi

      Pamje nga porti

      Në anijen ‘Diamond Princess’ me qindra pasagjerë në bord e cila u bllokua prej katër shkurtit në Japoni, u raportua se kanë humbur jetën persona, pavarësisht se ditën e djeshme u tha që ka nisur evakuimi i pasagjerëve.

      Dy viktimat e para janë shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në anijen “Diamond Princess”, ndërsa të tjerë po qëndrojnë ende për 14 ditë në karantinë, ndërkohë është raportuar që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

      Është mësuar se mes dy viktimave në këtë anije ishte një burrë 87-vjeçar dhe një grua 84-vjeçare, të dy kishin sëmundje para-ekzistuese, tha transmetuesi publik NHK, duke shtuar se burri ishte shtruar në spital në 11 shkurt dhe gruaja të nesërmen.

      Por nga ana tjetër Kina ka raportuar një rënie të madhe të infeksioneve në provincën Hubei, pasi ndryshoi sesi i klasifikon rastet e konfirmuara. Hubei, qendra e shpërthimitm të virusit vdekjeprurës  raportoi 349 infeksione të reja.

    Shto Koment