Bota

“BoyScouts” nën akuzë/ Falimentojnë pas padive të abuzimit seksual

Organizata ka deklaruar se do të krijojë një fond për kompensim.
Featured image of article: “BoyScouts” nën akuzë/ Falimentojnë pas padive të abuzimit seksual

SHBA– BoyScouts-at e SHBA-së kanë paraqitur kërkesën për falimentim, pasi kërkesat për dëmshpërblim janë rritur shumë në gjykata nga ish-anëtarë të grupit të të rinjve, të mbetur viktima të abuzimeve seksuale.

Sipas deklaratës së Organizatës është mësuar se do të krijohet një fond për kompensim.

Ndërkohë organizata nëse do të jetë e nevojshme, do të detyrohet të shesë disa prej pronave të shumta të saj imobiliare për të mbledhur shumën e duhur të parave për fundin e kompensimit, që sipas parashikimeve mund t’i kalojë edhe 1 miliard dollarët.

“Programet e skautizmit do të vazhdojnë gjatë këtij procesi dhe për shumë vite në vazhdim- kanë deklaruar bojskautët në një deklaratë. Këshillat lokalë nuk do të deklarojnë falimentimin sepse janë organizata ligjërisht të ndara dhe të ndryshme.”-është  thënë në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: ABCnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment