Rajoni

Mbyllet transporti publik në Greqi/ Protestat masive të sindikatave në Athinë për ligjin e ri të sigurimeve shoqërore

Sindikatat protestojnë kundër reformave për pensionet, sigurimet shoqërore, si dhe për çështjet sociale.
Featured image of article: Mbyllet transporti publik në Greqi/ Protestat masive të sindikatave në Athinë për ligjin e ri të sigurimeve shoqërore Protestat ne Greqi

GREQI– Ditën e sotme në Greqi është mbajtur një grevë e përgjithshme që ka bllokuar të gjithë transportin publik në Athinë.

Linjat e trenit dhe anijet në  portet  greke janë bllokuar ditën e sotme, pasi protestat e sindikatave të punëtorëve kanë mbushur rrugët e sheshet e kryeqytetit grek.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë të gjithë nëpunësit bashkiakë por jo vetëm, madje edhe gazetarët i janë bashkuar kësaj proteste masive.

Ndërkohë sindikatat protestojnë kundër reformave për pensionet, sigurimet shoqërore, si dhe për çështjet sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që në këtë projektligj përveç dispozitave të tjera, parashikohet edhe përjashtimi nga pensioni shtetëror nëse nuk ke zyrtarisht me dokumente ligjore 40 punë në shtetin grek.

Kështu zvogëlohen të ardhurat mujore për emigrantët shqiptarë dhe minoritarët në Greqi, edhe pse plotësojnë të gjitha kriteret për të përfituar pensionin.

Burimi: finance.yahoo

A.C/Dosja.al

Shto Koment