Bota

‘Lufta’ për letra higjenike në Hong Kong, tentuan të vidhnin 600 topa letre në vlerë 200 euro, arrestohen 2 kinezët, një i shpallur në kërkim

Mësohet që dy nga tre burrat që tentuan të vidhnin, janë arrestuar nga policia, kur rikthyer letrat e vjedhura, ndërsa persobi i tretë nuk ka arritur të kapet.
Featured image of article: ‘Lufta’ për letra higjenike në Hong Kong, tentuan të vidhnin 600 topa letre në vlerë 200 euro, arrestohen 2 kinezët, një i shpallur në kërkim Pakot me letrat higjenike

HONG KONG –Gjatë fundjavës që lamë pas, mediat e huaja raportuan se Kina për shkak të koronavirusit vdekjeprurës po përballet me mungesë ushqimesh, maskash por më së shumti edhe me mungesë të theksuar të letrës higjenike.

Të frikësuar për gjendjen e tensionuar në vend, njerëzit janë dyndur nëpër supermarkete duke blerë me shumië letra higjenike. Ky alarm ka çuar kështu në boshatisjen e supermarketeve nga letrat higjenike.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se ditën e djeshme një grup prej tre personash të maskuar me kapuç dhe të armatosur me thika, i janë afruan një makine e cila po shkarkonte pakot e mëdha me letra higjenike para një supermarketi në rrethin Mong Kok, dhe tentuan  të vidhnin 600 topa letre me vlerë 200 euro.

Frika nga virusit vdekjeprurës ka krijuar “luftë” për mbihetesë në Kinë, ku përveç ushqimit, sot në Kina ka nevojë për letra higjenike.

Mësohet që dy nga tre burrat që tentuan të vidhnin, janë arrestuar nga policia, kur rikthyer letrat e vjedhura, ndërsa persobi i tretë nuk ka arritur të kapet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy burrat dhe i treti që është shpallur në kërkim akuzohen për grabitje të armatosur.

Tashmë nuk ështe aspak çudi që në Kinë po vidhet letër higjenike, ashtu siç është ushqimi për të mbajtur gjallë njeriun letra higjenike sot shihet si “ar” në Kinë pasi virusi vdekjeprurës mund te përhapet shumë lehtë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment