Bota

Loja për pasuritë detare të Mesdheut

Në ditët e sotme vendet bregdetare po ndërmarrin veprime në aspektin detar duke krijuar Zona Ekskluzive Ekonomike dhe kjo po ndodh gjithashtu në Mesdheun tashmë të populluar, duke riprojektuar kështu projeksionet e pushtetit, marrëveshje të mundshme dhe aleanca të së ardhmes.
Featured image of article: Loja për pasuritë detare të Mesdheut HARTA

TURQI– Por është Turqia gjithësesi që është bërë së fundmi aleate me qeverinë e al-Sarrajit në Tripolitani për të shmangur kushtet rënduese që Greqia dhe Qipro kanë imponuar prej një kohe të gjatë në ZEE-në e saj. Në parim, Turqia dëshiron barazi ekonomike në Qipro mes dy grupeve etnike, përkatësisht grekëve dhe turqve.

Për këtë ajo detyron – shpesh me mjete ushtarake – anijet kërkuese të largohen nga deti i Qipros që është një zonë e shkëlqyer kërkimi e së ardhmes.

Ideja turke – që deri më tani është provuar efektive shërben për të shkëputur kontaktin grek dhe vijiueshmërinë me zonat fqinje detare të Qipros dhe Egjiptit, pra për të shmangur kështu kontrollin e gazsjellësit EastMed dhe për të thyer linjën e pandërprerë mes Europës Jugore dhe Afrikës, për të cilën ka më shumë nevojë Italia.

Është e padobishme që të bazohesh te avokatitë universale apo gjyktata e drejtësisë. Ne duhet “të nxjerrim shpatën”, siç na këshillon Zoti Ynë Jezu Krisht.

Zona e re Ekskluzive Ekonomike turke shtrihet nga linja Kas-Marmara, në kufij të Kastelorizos në jug të Kretës, me një trekëndësh që hyn si pykë në zonën detare mes ZEE-së së Greqisë, Qipros dhe Egjiptit. Është e qartë se synimi është izolimi ZEE-në e Greqisë nga zonat përkatëse mesdhetare jugore dhe lindore të Qipros, që janë klasifikuar tanimë si veçanërisht të pasura në naftë dhe gaz.

Deri më tani Turqia nuk ka specifikuar kufijtë e saktë gjeografikë dhe gjeo-matematikë të ZEE-së së vet të re, por Egjipti gjithashtu e ka refuzuar atë si ilegale, kurse Greqia e ka cilësuar atë si “absurde”.

Një llogaritje e mundshme strategjike është ajo që na bën të mendojmë se Turqia e konsideron ende al-Sarrajin në Tripolitani si një kartë për t’u luajtur në rastin e një fitoreje të mundshme kundër Khalifa Haftarit. Ka gjasa megjithatë se presidenti Erdogan thjesht po konsideron al-Sarrajin si kartën më të sigurtë për ta luajtur në çdo rast, falë afilimeve të tij perëndimore.

Perëndimorët nuk do ta braktisin al-Sarrajin dhe Tripolitaninë e tij të mbushur me xhihdasitë dhe pjesëtarë të Vëllazërisë Myslimane. Kjo ka vlerë për Erdoganin pasi ai nuk do të jetë i vetëm për të menaxhuar një shtet të dështuar, pra Tripolitaninë.

Edhe nëse je i zgjuar – dhe Erdogan sigurisht që është, përveçse është një ekspert i strategjive – ose i beson budallallëkut të njerëzve të tjerë, si në këtë rast, asgjë nuk është më mirë se politika e jashtme e perëndimorëve.

Në parim, megjithatë, çfarë është një ZEE? Sipas Konventës së vitit 1982 për Ligjin e Detit, e cila hyri plotësisht në fuqi në 16 nëntor 1994, ajo është zona më e madhe e detit – e cila, megjithatë, nuk mund t’i kalojë 200 milje – në të cilën një shtet bregdetar ushtron të drejtat e tij sovrane në zonën ujore për administrimin e burimeve natyrore, të tilla si peshkimi ose nxjerrja e naftës, gazit ose substancave të tjera, si dhe për mbrojtjen ekologjike dhe biologjike të mjedisit detar. Ne nuk duhet të anashkalojmë edhe kërkimet shkencore për mjedisin ujor, i cili aktualisht është thelbësor për evolucionin teknologjik.

Nëse nuk parashikohet ndryshe, kufiri i jashtëm i ZEE përkon me atë të shelfit kontinental, në të cilin shteti në fjalë ka të drejtë t’i shfrytëzojë burimet minerale.

Në këtë rast, ZEE madje nuk mund të shpallet zyrtarisht, por shteti bregdetar ka gjithmonë të drejta ekskluzive dhe origjinale në shelfin kontinental.

Italia – e cila tani është vendi i Farinellit dhe i traditës antike të këngëtarëve meshkuj me zë sopranosh  – është gjithashtu shumë e kujdesshme në lidhje me çështjen e ZEE-së turko-libiane. Sidoqoftë, në Samitin e Kajros, të mbajtur në 8 janar të këtij viti, Italia i deklaroi të pavlefshme pretendimet e Turqisë dhe Tripolit për të kundërshtuar pretendimet e Greqisë, Qipros dhe Francës.
Sa i përket vetëm Tripolit, megjithatë, një ZEE tashmë ekziston që nga viti 2009.

Ajo përfshin në mënyrë të njëanshme Zonën e Mbrojtjes së Peshkimit, e përcaktuar në 2005, por kryeqyteti libian i Perëndimit, përkatësisht Tripoli, gjithashtu ka deklaruar se ka zhvilluar negociata vetëm me Greqinë. Siç pretendon Tripoli, negociatat kanë përfunduar për shkak të pretendimit grek për të përfshirë në ZEE një ishull të vogël poshtë Kretës, përkatësisht Gaudon, i cili do të kishte ndryshuar – në dobi të tij – vijën e ekuivalencës midis ZEE-së Greke dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike të Tripolit.

Në diskutimin për ZEE-të e Mesdheut, Greqia kërkon një ekuilibër të ngurtë gjeografik që rrit ishujt e saj të shumtë, ndërsa, aktualisht, në ligjin detar ka një tendencë për të përdorur një parim të proporcionalitetit midis sipërfaqeve të detit dhe gjatësisë së brigjeve.

Prandaj, Turqia i ka propozuar Tripolit një kufi të ri të shtyrë në veri krahasuar me atë që ka pranuar Greqia. Kjo rrit në masë të madhe vlerën e brigjeve të Sirenaikas dhe Anadollit, por dëmton rëndë të drejtat e Kretës dhe Dodekanezit grek.

Greqia, në të vërtetë, dëshiron të vendosë ZEE-në e saj jo në Detin Egje – i cili do të ishte i dukshëm gjeografikisht dhe politikisht, megjithëse këtu përplaset me një gamë të tërë interesash konfliktuale të Italisë, Qipros, Turqisë, Egjiptit, Libanit dhe Izraelit – por në Mesdheun Lindor.

Për ZEE-në e vet, Greqia ka kërkuar prej kohësh marrëveshje me Italinë dhe Shqipërinë, por Italia konsideron si prioritet mbrojtjen e të drejatve të peshkimit, kurse Shqipëria konsideron traktatin e vitit 2009 si shumë të pandershëm për interesat e veta detare.

Pas errësirës së rëndë të operacioneve financiare gjermane kundër ekonomisë së saj të vogël, Greqia po rindërton tani politikën e saj detare dhe projeksionin e vet modest, por inteligjent të fuqisë. Nuk është rastësi që Greqia shprehu menjëherë dëshirën për të marrë pjesë në misionin europian të Zbulimit Detar në Ngushticën e Hormuzit që do të monitorojë tranzitin tregëtar dhe jotregëtar në të.

Misioni drejtohet nga Franca që tani ka një marrëdhënie të ngushtë me Turqinë kundër Turqisë dhe ka pjesëmarrjen e Belgjikës, Danimarkës, Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Hollandës dhe Portugalisë.

Deri më tani, Greqia ka shfrytëzuar ashpërsinë reciproke qipriote kundër Turqisë, veçanërisht duke dhënë leje shfrytëzimi në zonat e kufizuara dhe që takojnë me ZEE-të e Izraelit, Egjiptit dhe Qipros.

Turqia e sfidon fuqishëm këtë autonomi detare greke, duke mbështetur të drejtat e komunitetit qipriot turk në mbledhjen e pjesës së tyre nga shfrytëzimi dhe në çdo rast duke konsideruar pjesë të ZEE-së greke –  në të cilën janë autotizuar eksplorimet – se i takojnë absolutisht Turqisë.
Forumi për gazsjellësin EastMed, organizuar nga Qiproja ka stabilizuar deri më tani raportet mes Kretës, Izraelit dhe Egjiptit.

Zgjidhja e kërkuar në Forum, gjithësesi është pashmangshmërisht një e tillë e shkruar në rërë.

Problemi i vërtetë për Turqinë është itinerari i gazsjellësit EastMed që e përjashton atë dhe pjesë të tregut europian nga gazsjellësi i planifikuar nga Turqia në bashkëpunim me Federatën Ruse. Deri më tani BE-ja nuk ka treguar se pranon dokumentin për ZEE-në turko-libiane.

Në fakt, BE-ja nuk mund t’i kundërvihet efektivisht vendeve mesdhetare që duan të kenë një ZEE të zgjeruar qartë në raport me bregun dhe peshën e tyre ekonomike. Siç është përmendur më sipër, Italia nuk e ka nënshkruar Memorandumin e 8 janarit në Kajro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka shumë arsye që shpjegojnë këtë sjellje: Italia nuk e pëlqen autonominë e zgjeruar turke, por nuk është e lumtur as me projektet detare greko-qipriote, ndërsa Franca mbron kompaninë e vet Total dhe që këtej edhe marrëveshja mes Total dhe Eni, mes Qipros dhe brigjeve libanezo-egjiptiane.
Politika energjetike e Italisë, e cila asnjëherë nuk e ka parë me dëshirë gazsjellësin EastMed, vlerëson dhe mbështet në vend të tij gazsjellësin e Gjelbër nga brigjet e Libisë dhe Tuniziaë, por nga ana tjetër as nuk mbron në mënyrë efektive interesat e veta imediate në këto dy vende.

Lidhja strategjike mes Turqisë dhe politikës së Tripolit, gjithësesi bazohet në një fakt të provuar: mbrojtja e forcuar nga BE, Britania e Madhe, Izraeli dhe ShBA e fushave të gazit të identifikuara në jug dhe lindje të Qipros. Për këtë arsye Turqia duhet të kërkojë gjetkë që të certifikojë hegjemoninë e vet mbi fushat e gazit dhe naftës, që është një e drejtë e kalimit dhe jo një e drejtë e prodhimit. Edhe koloneli Gadafi po ashtu kishte një ide shumë personale dhe disa herë imagjinative për ligjin ndërkombëtar të detit.
Më 1973, Rais-i përfshiu të gjithë Gjirin e Sirtes në ujërat e brendshme libiane. Në vitin 2005 pati një proklamatë të Zonës së Mbrojtur të Peshkimit, 62 milje nga brigjet e Jamahiriya të Gadafit(emërtimi i Libisë në kohën e kolonel Gedafit pas sulmit amerikan). Në vitin 2009 gjithësesi doli në skenë një ZEE e re libiane që shtrihej deri aty “ku ligji ndërkombëtar e lejon” siç shprehej koloneli i Sirtes, por që në fakt ishte më shumë një interpretim subjektiv i ligjit të detit.

Qiproja, që është pika kyçe e politikës detare turke, e ka përcaktuar tashmë ZEE-në e vet me Egjiptin(2003), Libanin(2007) dhe Izraelin(2010). Duhet kujtuar se Turqia nuk ka ende një Zonë Ekskluzive të vetën, pëveç asaj të përkufizuar mes Turqisë dhe Republikës Qipriote Turke dhe pranon propozimin për krijimin e ZEE-së me al-Sarraj, ndërkohë që i kundërvihet aktivisht të gjitha operacioneve për naftën në Qipron Lindore.

Greqia ka qenë përherë e lidhur nga detyrimi i NATO-s për të mos përkeqësuar tensionet me Turqisë. Për këtë arsye ajo nuk ka përcaktuar një ZEE të vetën, por aktivizmi turk me Tripolin e ka ndryshuar situatën dhe për rrjedhojë edhe zgjedhjet gjeopolitike të Greqisë.

Sigurisht që çdo shtet është në çdo mënyrë i lirë të përkufizojë ZEE-në, por kjo duhet në fund të fundit do të jetë një e drejtë e kufizuar nga traktatet detyruese ndërkombëtare. Aktualisht kriteret praktike-ligjore janë të qarta dhe mjaftueshëm të zakonshme: parimi i parë është barazlargësia gjeometrike, ndërsa vija e mesit është – thujase përherë – rezultat i një marrëveshjeje të lirë mes palëve.

Më tej akoma, qasja klasike për barazlargësinë u përdor për delimitimin e ZEE-së turko-libiane. Siç u shkrua më sipër, një vijë u hoq nga ujërat menjëherë pas Kastellorizos drejt gadishullit Marmaris mu përballë Rodit, ndërsa zona libiane e kësaj ZEE-së shkon nga kufiri gjeografik i Sireanaikës me Egjiptin deri në Derna.

Ishujt grekë, përveç Kharpatosit, janë lënë tërësisht jashtë ZEE-së turke, por sigurisht që Greqia nuk mundet dhe nuk do të merret direkt me Sirenaikën apo Tripolin.

Çfarë mund të bëhet në këto kushte? Greqia mundet menjëherë të zgjerojë ujërat e veta territoriale që aktualisht janë 6 milje – në 12 milje. Gjithësesi, Italia po ashtu është e përfshirë pasi me vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë më 1985, duhet të krijojë ZEE-në e vet. Gjykata vendosi se me krijimin e ZEE-së së tyre, Malta dhe Libia duhet të kufizohen në merdinianin 15°10′, që është zona ku interesat e e vendeve të treta zënë fill – më saktë Italisë.

Mes këtyre çështjeve është edhe zgjerimi – që kërkohet nga qeveria algjeriane – i ZEE-së në detin Qendror-Perëndimor të Sardenjës, duke iu mbivendosur Zonës së Mbrojtur Ekologjike Italiane dhe platformës nëndetare italo-spanjolle.

Ka një tension afatgjatë mes Spanjës dhe Algjerisë për shkak të rolit Spanjës post-frankiste në Saharanë Spanjolle që nuk e ka mohuar asnjëherë mbështetjen për Frente Polisario y del Rio de Oro, por edhe për shkak të një vargu konfliktesh të reja dhe të vjetra.

Kuptimi politik i operacionit algjerian është i qartë: që nga tani Algjeria do ta quajë veten një shtet përballë krahasuar me Francën, e cila për më tepër ka zgjeruar ujërat e veta territoriale deri në Ventimiglia dhe Menton, përmes një marrëveshjeje të firmosur fshehurazi në vitin 2015 me Italinë – një marrëveshje e cila shumë çuditshëm i jep Francës zonat e pasura të peshkimit të Cimiteros, Furoi Sanremo, Ossobuchi, Vapore dhe Banco.

Marrëveshja nuk është ende operative, por Franca ka përfshirë tashmë BE-në për zbatimin e saj. Ndaj mazokizmi italian nuk është shqetësues vetëm në raport me bregun libian.

Ka patur një seri krijimesh të ZEE-ve në Mesdhe. Izraeli ka përkufizuar Zonën e vet duke përjashtuar detin përballë Gazës për arsye të qarta sigurie, duke integruar kështu zonat e veta me ato të Qipros dhe Greqisë.  Kjo ka çuar në reagimin e menjëhershëm të Turqisë dhe dihet mirë se Turqia është sot pika kryesore e referncës për Hamasin, organizata e Vëllazërisë Myslimane në Rripin e Gazës dhe në Sinai ku Hamasi po ashtu vepron thikë e ngulir në mishin e armikut më të egër të saj, saktësisht Al-Sisi I Egjiptit.

Në shkurt të vitit 2018 njësi të Marinës Turke bllokuan – me ashpërsi – një anije të kompanisë italiane, Saipem, ku Turqia ka deklaruar në mënyrë të njëanshme bllokadën e aktiviteteve të eksplorimit nëndetar.

Më tej akoma, në tetor 2019, Turqia nis kërkimi për naftë dhe gaz në Bllokun 7, që siç është vendosur nga qeveria qipriote – bie në në zonën e kërkimit gë Total dhe Eni.
Total – një kompani franceze e rithemeluar pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-agjenti i shërbimeve sekrete franceze, Guillermet – ka marrë 20% të Blloqeve Qipriote 2 dhe 9(e njëjta sasi më parë e kontrolluar nga kompania qipriote Kogas) dhe 30% të Bllokut 3 – me ENI-n poshtë 50% – dhe gjithashtu 40% të Bllokut 8, më herët tërësisht në duart e ENI-t.

Nga njëra anë, në qershor të 2018-ës, ENI zbuloi fushën nënujore egjiptiane, e quajtur Noor,  që është tashmë më e rëndësishmja në Mesdhe dhe mund të ndryshojë në mënyrë radikale ekonominë egjiptiane dhe raportin e fuqisë. Por nga ana tjetër, Turqia po mban fort të gjithë zonën nënujore të naftës dhe gazit në zonën e detit rreth Qipros – duke u zgjeruar madje deri në Sirenaika – për të ruajtur kështu statusin e vet si një qendër globale e naftës mes Lindjes dhe Perëndimit dhe të kundërbalancojë ekspansionin e naftës së Egjiptit, Izraelit, pjesës greke të Qipros dhe Libanit.

Siç është përmendur tashmë, çështja e ZEE-së algjeriane është veçanërisht interesante, vetëm nëse qeveritë tona do të kishin ndonjë ide për atë që është interesi kombëtar. Duhet të mbahet parasysh se Algjeria e shpalli ZEE-në e vet më 20 mars 2018.

Siç dihet, kufiri aplikohet gjithashtu edhe për shtratin detar: zona algjeriane mbivendoset pjesërisht me shelfin kontinental hispaniko-italian dhe Zonën e Mbrojtur Ekologjike Italiane në perëndim të Sardenjës, me ZEE-në algjeriane që shtrihet me drejtim veriperëndimor në gjirin e Oristanos, deri në ujërat e Portovesme, Sant’Antioco, Carloforte (zona ku prodhohet peshku më i mirë ton në Itali), Oristano, Bosa dhe Alghero. Pika e ndërmjetme e zonës algjeriane(me koordinata 40°21’31” V dhe 06°50’35” L) është rreth 60 milje nga bregu i Sardenjës, por 196 milje nga bregu alegjerian.

Zona Ekskluzive Ekonomike alegjeriane i zëvendëson Zonat e vjetra të Mbrojtura të Peshkimit, krijuar më 1994 që kishte një distancë maksimale 40 milje nga bregu algjerian i Ras Tenes dhe siç janë gjërat tani, duket qartë një imitim i ZEE-s turko-libiane, sigurisht në dëm të Italisë.

Ne duhet të kujtojmë po ashtu propozimin për zgjerimin detar nga disa shtete në Lindje. Mesdheu Lindor është një det shumë i pasur në naftë, sikurse det8 Jon, ku Greqia supozohet të ketë projekte për naftë dhe gaz.
Është po ashtu deti në jug të Kretës, tani i kapur nga Turqia, por gjithashtu edhe deti Adriatik, që aktualisht shfrytëzohet për gazin natyror nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Propozimi për shpalljen e një ZEE italiane u depozitua në Dhomën e deputetëve më 20 dhjetor 2019, ndërkohë që propozimi për krijimin e një Ministrie për Detin qëndron pa u shqyrtuar në Senat.

Sigurisht, Turqia i ka akorduar së fundmi Libisë së al-Sarraj një kredi “bujare” prej 2.7 miliardë dollarësh, por – siç u tha më sipër – Turqia dëshiron të bëhet e  vetmja qendër energjetike në të gjithë Mesdheun, si për linjat që vijnë nga Rusia dhe Kaukazi dhe për ato që origjinojnë nga Mare Nostrum.

Rryma Blu, gazsjellësi kaukazian, Korridori Jugor i Gazit, TANAP dhe Rryma Turke janë të gjithë elementë të hegjemonisë së ardhshme turke në botën e energjisë, që është prioriteti kryesor i Erdoganit.

Italia nuk mund të përjashtohet nga të gjithë këta sektorë dhe pavarësisht nga qeveria që është në zyrë, nuk duhet në asnjë mënyrë që ENI të lihet vetëm dhe më në fund Italia duhet të konceptojë një gjeopolitikë në Mesdhe, e cila mungon sot.

Marrë nga  respublica.al

Shto Koment