Bota

Mbahet koncerti i bamirësisë në Sidney, mblidhen 10 milion dollarë për të prekurit nga zjarret në Australi

33 viktima, 11 milion hektarë tokë të djegura dhe me qindra kafshë të vdekura si shkak i zjarreve, kanë qenë dëmet e mëdha përgjatë këtyre 5 muajve.
Featured image of article: Mbahet koncerti i bamirësisë në Sidney, mblidhen 10 milion dollarë për të prekurit nga zjarret në Australi Koncerti i bamirësisë në Sidney

Sidney– Në Sidney është mbajtur një koncert bamirësie për të prekurit nga zjarret e Australisë.

Australia prej më shumë se 5 muajsh është përballur me zjarret masive që kanë djegur me miliona hektarë tokë e pyje, si dhe duke ju marrë jetën  33 njerëzve.

Ndërkohë që situata është përmirësuar paksa dhe shumica e zjarreve janë  shuar,në Sidney është mbajtur një koncert bamirësie për të gjithë  të prekurit nga zjarri .

Sipas mediave të huaja në këtë koncert bamirësie kanë marrë pjesë rreth 70 mijë njerëz në Sidney për të dëgjuar nga afër performancat e artistëve që kënduan: Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Newton-John.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë  ndër të ftuarit specialë ishin edhe këngëtarë të famshëm australianë, si Delta Goodrem, Guy Sebastian apo banda e të rinjve “5 Seconds of Summer”.

Momente nga koncerti

33 viktima, 11 milion hektarë tokë të djegura dhe me qindra kafshë të vdekura si shkak i zjarreve, kanë qenë dëmet  e mëdha përgjatë këtyre 5 muajve. Nga koncerti i bamirësisë janë mbledhur për 10 orë, 10 milion dollarë që do të shkojnë për të gjithë njerëzit e prekur nga zjarret.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment