Showbiz

Akuza të reja për R.Kelly, një tjetër adoleshente rrëfen për abuzimin seksual që ka bërë këngëtari

Është ngritur edhe një akuzë e re ndaj Kelly-t, në gjykatën federale të Çikagos, ku viktima e dyshuar ka dëshmuar se ajo ka qenë vetëm 14 ose 15 vjeç kur Kelly abuzoi me të.
Featured image of article: Akuza të reja për R.Kelly, një tjetër adoleshente rrëfen për abuzimin seksual që ka bërë këngëtari R.Kelly

ÇIKAGO– Këngëtari i famshëm, R.Kelly po akuzohet për çështje të reja tashmë në Çikago, pasi sipas mediave të huaja ai ka abuzuar seksualisht me një viktimë të mitur për rreth 4 vjet, që nga viti 1997 deri në 2001.

Të premten e  14 shkurtit është ngritur edhe akuza e re ndaj Kelly-t, në gjykatën federale të Çikagos, ku viktima e dyshuar ka dëshmuar se  ka qenë vetëm 14 ose 15 vjeç kur Kelly abuzoi me të.

Në dosjen e tij tregohen gjithashtu detaje të reja se Kelly, me emrin  e tij të vërtetë, Robert Sylvester Kelly dhe i  pandehuri Derrel McDavid e Milton Brown kishin tentuar të merrnin nga individët provat, ku zbulohej se Kelly ka abuzuar seksualisht me të miturin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja, çështja e këngëtarit në Wind City është regjistruar të dalë në gjyq në prill të  2020, për akuzat e prodhimit dhe marrjes  me pornografi për fëmijë dhe joshjen e të miturve për të bërë seks me të.

Burimi: pagesix.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment