Bota

I ati eci dy orë në këmbë për ta çuar në spital, 1-vjeçarja vdes nga i ftohti në Siri

Iman Mahmoud Laila ishte vetëm një vjeç e gjysmë. Ajo vdiq nga i ftohti në një kamp refugjatësh në veri-perëndim të Sirisë.
Featured image of article: I ati eci dy orë në këmbë për ta çuar në spital, 1-vjeçarja vdes nga i ftohti në Siri  Iman Mahmoud Laila

SIRI– Babai i saj eci për disa orë para se të arrinte në spitalin e Afrin, por ishte shumë vonë për vajzën e vogël. Edhe Abdul, i lindur disa javë më parë, nuk i mbijetoi temperaturave të ulëta në Siri. Një familje e tërë vdiq si shkak e asfiksimit nga tymi i një sobe të ndezur për t’u ngrohur brenda çadrës së tyre. Këto janë historitë tragjike të katastrofës njerëzore në Siri.

Një fëmijë i pafajshëm, e brishtë dhe me dëshirën për të jetuar, 1-vjeçarja me sytë e zinj, të mëdhenj u nda nga jeta, pa marrë trajtimin në spital.

Ajo vdiq nga të ftohtit në mëngjeisn e 13 shkurtit në Sirinë veriperëndimore. Jeta e saj e shkurtër u shënua nga mjerimi i luftës. Megjithëse në një moshë kaq të vogël, Imani ishte tashmë një person i shpërngulur. Familja e saj duhej të ikte nga Ghouta Lindore, në periferi të Damaskut, pasi beteja për jetën ishte ashpër në vitin 2018.

Vajza dhe prindërit e saj kishin gjetur strehim në një qendër të zhvendosur të improvizuar në fshatin Ma’rata, në perëndim të qytetit të Afrin, në provincën e Alepos. Ata jetuan në një tendë të improvizuar, një akomodim i pamjaftueshëm për të mbrojtur Imanin nga temperaturat e ftohta, të rënduara nga reshjet e dendura të dëborës gjatë këtyre ditëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Iman Mahmoud Laila

Kur vajza e vogël filloi të vuante nga problemet e frymëmarrjes, babai i saj vendosi ta çonte në spitalin Al-Shifa në Afrin, disa kilometra larg, një udhëtim në këmbë që nisi në 5 të mëngjesit ndërkohë që i ftohti i  dimrit, të bënte të ngrije. Ai e mbështolli vajzën e tij në një batanije dhe duke e mbajtur pranë gjoksit për t’i dhënë asaj ngrohtësi, eci për dy orë para se të arrinte në klinikë. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë sepse vajza mbërriti e pajetë në spital. Sipas asaj që tha doktor Housam Adnan, Iman kishte vdekur nga ngrica një orë më parë, në krahët e babait të saj.

Burimi: Fanpage.it 

A.C/Dosja.al

Shto Koment