Aktualitet

Qëndroi 14 ditë në karantinën turke, studentja shqiptare del e pa infektuar me koronavirus

41 personat që u kthyen nga Whani në Turqi u testuan dhe u trajtuan për 14 ditë në karantinë në izolim total nga bota jashtë. Pasi mjekët u siguruan se ata nuk janë të infektuar nga virusi që deri më tani ka marrë 1383 jetë njerëzish janë lejuar që të dalin dhe të vijojnë me jetën e tyre. 
Featured image of article: Qëndroi 14 ditë në karantinën turke, studentja shqiptare del e pa infektuar me koronavirus Silva Doçi

TURQI– Studentja shqiptare, Silva Doçi, e cila u evakuua nga qyteti i Whanit prej 1 shkurtit së bashku me 41 persona të tjerë, ka dalë më në fund nga karantina në Turqi. Pas kontrollit dhe mbikqyrjes së mjekëve ka rezultuar se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të painfektuar nga koronavirusi.

Sipas “Anadolu Agency”, 41 personat që u kthyen nga Whani në Turqi u testuan dhe u trajtuan për 14 ditë në karantinë në izolim total nga bota jashtë. Pasi mjekët u siguruan se ata nuk janë të infektuar nga virusi që deri më tani ka marrë 1383 jetë njerëzish, janë lejuar që të dalin dhe të vijojnë me jetën e tyre. 

Në mediat turke nuk janë bërë me dije ende emrat e 41 personave të izoluar, por që në momentin kur u bë evakuuimi u mësua që mes tyre ishte edhe studentja shqiptare, Silva Doçi.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka njoftuar edhe shtetësitë e 41 personave që sipas tij janë: 32 turq, 6 azerbajxhanas, 3 gjeorgjianë dhe 1 shqiptare. Koca  theksoi gjithashtu se asnjë nga të izoluarit nuk kishte asnjë shenjë të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar prej koronavirusit vdekjeprurës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,”- tha Koca.

Silva Doçi jetonte prej 8 vitesh në Ëhan, por në ditët kur u përhap virusi vdekjeprurës ajo kërkoi ndihmë nga shteti që ta largonin nga atje duke thënë se ishte e vetmja shqiptare që kishte mbetur në Ëhan.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383 njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar, virusi është përhapur në 25 vende të Botës.

A.C.k.m/Dosja.al

Shto Koment