Bota

Të bllokuar prej 10 ditësh në anijen ‘Princesha e Diamanteve’, 219 personave të infektuar ju kthehen sytë në ngjyrë të kuqe

Nga disa foto të bëra publike në mediat sociale, është parë sesi njerëzve ju janë skuqur sytë, një simptomë kjo që është  shfaqur në disa pasagjerë që janë brenda anijes.
Featured image of article: Të bllokuar prej 10 ditësh në anijen ‘Princesha e Diamanteve’, 219 personave të infektuar ju kthehen sytë në ngjyrë të kuqe Te infektuareve ju kthehen syte ne ngjyre te kuqe

Yokohama – Anija me mija pasagjerë me emrin “Princesha e Diamanteve” është ende e bllokuar pas të paktën 219 persona janë konifrmuar me Koronavirus prandaj edhe po mbahet në karantinë, për të mos u përhapur tek pasagjerët e tjerë.

Ndërkohë çdo e ditë e më tepër brenda kësaj anije po zbulohen edhe për raste të reja të pasagjerëve me koronavirus.

Prej dhjetë ditësh, nga data 4 shkurt është bllokuar në Yokohama duke përkeqësuar akoma më shumë  gjendjen shëndetësore të pasagjerëve të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga disa foto të bëra publike në mediat sociale, është parë sesi njerëzve ju janë skuqur sytë, një simptomë kjo që është  shfaqur në disa pasagjerë që janë brenda anijes.

Të gjithë ata që kanë rezultuar me test pozitvë për koronavirusin janë dërguar për trajtim, ndërsa pjesa tjetër duhet të qëndrojnë në anije deri më 19 shkurt.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

 A.C/Dosja.al

Shto Koment