Bota

“Si skenë e një filmi”/ Tre të rinj tërheqin zvarrë pas motorit policin, më shumë se 500 metra (VIDEO)

Këto pamje janë të frikshme, pothuajse sikur po shikon një film, pasi momenti ku të rinjtë tërheqin zvarrë policin, ngjan më shumë me një skenë të filmi horror.

INDI– Në një video të bërë virale në mediat e huaja, shihet sesi një polic tërhiqet zvarrë nga tre persona që po ngisnin një motoçikletë.

Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin verior të Indisë, për shkak se tre të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi të lartë dhe polici ka tentuar që t’i ndalojë, por fatkeqësisht u dhunua barbarisht prej tyre.

Këto pamje janë të frikshme, pothuajse sikur po shikon një film, pasi momenti ku të rinjtë tërheqin zvarrë policin, ngjan më shumë me një skenë të një filmi horror.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Oficeri i policisë nuk ja doli dot të bënte punën e tij, madje u dhunua keq prej tre personave, të cilët mendohet ta kenë tërhequr zvarrë me motor për 500 metra.

Për këtë shkak polici ka pësuar lëndime në të gjithë trupin. Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së tmerrshme.

Burimi: liveleak

A.C/Dosja.al

Shto Koment