Aktualitet

“Mohuat vdekjet e gripit, ku janë karantinat?” debati mes gazetares dhe doktoreshës: Nuk i bëjmë publike vendet

Gazetarja Alma Demiraj mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionion Open në Top Channel ka pasur një debat të fortë me doktoreshën Eugena Tomini, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Featured image of article: “Mohuat vdekjet e gripit, ku janë karantinat?” debati mes gazetares dhe doktoreshës: Nuk i bëjmë publike vendet Alma Demiraj

TIRANË– Gjatë emisionit, kur gazetarja pyeti për doktoreshën se ku ndodhen karantinat në Shqipëri, u tensionua më shumë debati mes tyre.

“Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi”- u shprej doktoresha Tomini.

Por mesa duket për gazetaren nuk ka mjaftuar kjo përgjigje, dhe ka nisur ta pyesë sërish doktoreshën: Ku është? Çfarë masash ka?

“Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast”- shtoi Tomini.

Në këtë debat u përfshi edhe publicisti, Redi Shehu i cili e pyeti doktoreshën se çfarë cënimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alma Demiraj: Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion.

Doktoresha: Alma më vjen keq. Janë afishur tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht.

Alma Demiraj: Jo më vjen keq mua. Është dashur të bëj punën e Shikut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment