Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Art&Argëtim
E parandjeu vetëm një ditë para vdekjen e Nexhmije Pagarushës, Irma Libohova bën rrëfimin prekës
13 Shkurt 2020, 13:45Nga DOSJA
TIRANË– Në mbrëmjen dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, gjatë emisionit “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, në mënyrë që të kujtohej arti i saj dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme.
Në këtë emison ishin mbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të Pagarushën, mes tyre edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova e cila ka ndarë emocionet e saj në lidhje me Nexhmije Pagarishën.
Gjatë emisionit Libohova ka treguar edhe për një postim që kishte bërë në Instagram një ditë para se këngëtarja e madhe të ndërronte jetë.
Irma ka treguar se një ditë më parë se merrte vesh lajmin e hidhur, ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj dhe këndonte këngën “Baresha”.
“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kam provuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpër shtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe i shkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha që po është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste.”- është shprehur Irma Libohova.
Këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.Teksa në emsionin e dje...
GJERMANI– Fermeri me kohë të pjesshme Steffen Schwarz shkruajti fjalët: “A do të martohesh me mua”? në gjuhën gjermane në një fushë misri, kanë shkr...
TIRANË– Aplikacioni i mesazheve në pronësi të “Facebook”, “WhatsApp”, ka bërë me dije se ka mbi dy miliardë përdorues në mbarë botën.Nga ana tjetër kompani...
TIRANË– E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Klan Tv ka qenë Fortesa Orana nga Gjilani, 23-vjeçarja bukuroshe, që është njëkohësisht dhe kara...
KOSOVË– Janë tre ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare, Dafina Zeqirin Adelina Ismailin dhe Genta Ismajlin nuk keni për t’i njohur në foton de...
SHBA– Sophie Turner është gati të jetë një nënë! Lajmi që ylli i Game of Thrones, Sophie Turner është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë, ka ardhur po aq ...
SHBA– Pas vdekjes tragjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, mjaft personazhe të njohur e kanë nderuar duke bërë tatuazhe apo duke veshur në evente të ...
TIRANË– Moderatorja shqiptare, Fjodor Fjora ka folur ndër të tjera dhe për dhuratat e luksit që ka marrë. Një diamant që kap vlerën 3 mijë Euro është dhura...
TIRANË– E njohur për performancën në Kënga Magjike 2019 me këngën “Bosh”, Marjona Metohu ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”, ku i është përgjigjur dhe pyetj...
TIRANË– Moderatorja shqiptare, Fjodora Fjora e ftuar në “Glamour Zonë”, ka folur edhe një herë për vëthët e bujshëm, që rrëmbyen vëmendjen në një deklaratë...