Kuriozitete

WhatsApp njofton se tani ka 2 miliardë përdorues në mbarë globin  

"WhatsApp”,tashmë ka bërë me dije se ka mbi dy miliardë përdorues në mbarë botën.
Featured image of article: WhatsApp njofton se tani ka 2 miliardë përdorues në mbarë globin   WhatsApp

TIRANË– Aplikacioni i mesazheve në pronësi të “Facebook”, “WhatsApp”, ka bërë me dije se ka mbi dy miliardë përdorues në mbarë botën.

Nga ana tjetër kompania nuk ka konfirmuar numra specifikë të përdoruesve për Indinë, pasi kishte arritur në 400 milionë përdorues në korrik të vitit të kaluar, dhe India është tregu më i madh për WhatsApp.

WhatsApp nuk ndau statistikat e  tregut dhe numrin e përdoruesve që tani ka në Indi.

“Bisedat private që dikur ishin vetëm të mundshme ballë për ballë, tani mund të zhvillohen në distanca të mëdha përmes bisedave të menjëhershme dhe thirrjeve me video. Ka kaq shumë momente domethënëse dhe të veçanta që ndodhin mbi ËhatsApp dhe ne jemi të përulur dhe të nderuar të arrijmë në këtë moment historik.”-  tha kompania në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne e dimë që sa më shumë të lidhemi, aq më shumë duhet të mbrojmë. Ndërsa kryejmë më shumë jetën tonë në internet, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”, njofton WhatsApp.

Burimi: economictimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment