Aktualitet

BIE akuza për grup kriminal/ Afera tek “Rana e hedhun”, GJKKO shpall moskompetencë për 339-ën, Arben Ndoka do gjykohet në LEZHË

SPAK ka rënë dakord që dosja e ish-deputetit Arben Ndoka, të ndahet nga të pandehurit e tjerë, duke rrëzuar akuzën më të rëndë ndaj tij. Tanimë ish-deputeti akuzohet vetëm për falsifikim dokumentash.
Featured image of article: BIE akuza për grup kriminal/ Afera tek “Rana e hedhun”, GJKKO shpall moskompetencë për 339-ën, Arben Ndoka do gjykohet në LEZHË Arben Ndoka
Përditësuar:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka nuk do të gjykohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO ka shpallur moskompetencë për gjykimin e ish-socialistit pasi ndaj tij ka rënë akuza për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Më kërkesë të avokatit Maks Haxhia, SPAK ka rënë dakord që dosja e ish-deputetit Arben Ndoka, të ndahet nga të pandehurit e tjerë, duke rrëzuar akuzën më të rëndë ndaj tij. Tanimë ish-deputeti akuzohet vetëm për falsifikim dokumentash.

Ndoka ka kërkuar gjykim të zakonshëm dhe të gjithë të pandehurit e tjerë gjykim të shkurtuar, duke përfituar edhe zbutje të masës së sigurisë. Para se të shpallte moskompetencë Gjykata e Posaçme kishte vendosur për të “arrest shtëpie”, që më pas e konvertoi në “detyrim paraqitjeje”.

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka.  Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. 

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.   Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD.

Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA. Kryeministri Edi Rama, i ka quajtur këto përgjime si shkëputje nga konteksti, duke arsyetuar se akuzat e PD bazohen vetëm tek një “Alo Niçe”, alibi kjo që u përdor edhe sot nga Astrit Avdylaj në gjykatë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment