Aktualitet

Dosja 339, Klodiana Lala jep detaje nga dëshmia e Dakos në Prokurori: Ka pranuar që i njeh Avdylajt

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga dëshmia e krybashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në Prokurori lidhur me dosjen 339.
Featured image of article: Dosja 339, Klodiana Lala jep detaje nga dëshmia e Dakos në Prokurori: Ka pranuar që i njeh Avdylajt Klodiana Lala

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po zhvillohen për zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë javës që shkoi ai ka qëndruar mbi 5 orë në organin e akuzës, ndërsa gazetarja Klodiana Lala në emisionin Opinion ka treguar detaje.

Është dosje që në 2016, prokuroria nuk ka shumë kohë në dispozicion. Është thirrur të enjten, për më shumë se 5 orë. Ka pranuar që ka njohje me vëllezërit Avdylaj. Dosja 339 ka nisur pas një referimi nga policia e Kavajës për trafik droge. Sipas policisë në vitin 2016, po hetohej për trafik droge një grup që e kishte bazën në Shijak. Aty dolën dhe disa grupe të tjera, siç ishte Bajri apo dhe një grup në Fier. Prokuroria nuk e ka pranuar asnjëherë që është duke hetuar për shitblerjen e votës. Dako është pyetur por e ka mohuar akuzën, ka pranuar që i njeh. Disa nga ato përgjime që kanë dalë nuk janë të vetmet, ka komunikime direkte dhe të shpeshta mes Dakos dhe vëllezërve Abdylaj”, tha Klodiana Lala, që sipas saj Dako është i shpëtuar.

Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja”, ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person.

Përgjimet e kësaj dosje gjatë operacion “Volvo 4” çuan në shkatërrimit e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndërsa hetimi për blerjen e votave në Durrës u veçua në një tjetër dosje, 339/1/.

Marrë nga Opinion

Shto Koment