Kuriozitete

Të fitosh para duke qëndruar në shtëpi/ 25-vjeçarja që bën jetë “foshnje”, shpenzon 300 dollarë në muaj vetëm për pelena (FOTO+VD)

Çdo ditë e saj nis duke u zgjuar nga një krevat fëmijësh, dhe pas ndërrimit të pelenës në mëngjes, ajo e kalon kohën e saj duke luajtur me lodra dhe duke krijuar postime në internet për ndjekësit e saj.
Featured image of article: Të fitosh para duke qëndruar në shtëpi/ 25-vjeçarja që bën jetë “foshnje”, shpenzon 300 dollarë në muaj vetëm për pelena (FOTO+VD) 25-vjeçarja Paigey

SHBA– Një 25-vjeçare jeton akoma sot në këtë moshë madhore si një foshnjë që duhet të mbajë pelena, jeton në çerdhen e saj dhe harxhon rreth 300 dollarë në muaj për pampersat që fakt paguhen nga fansat e saj në internet.

Ajo jeton si një fëmijë i rritur me kohë të plotë, ka zbuluar se harxhon 300 dollarë në muaj për pelena dhe ka çerdhen e saj të plotë me një krevat fëmijësh.

Paigey, një 25-vjeçare nga Bregu Lindor i Amerikës, ka llogarinë e saj në internet që i përshtatet anëtarëve të komunitetit për “fëmijë të rritur”, dhe 426 sponsor të tjerë me pagesë që e ndihmojnë në financimin e shpenzimeve të larta për jetën e saj të pazakontë.

Çdo ditë e saj nis duke u zgjuar nga një krevat fëmijësh, dhe pas ndërrimit të pelenës në mëngjes, ajo e kalon kohën e saj duke luajtur me lodra dhe duke krijuar postime në internet për ndjekësit e saj.

Unë gjithmonë kam mbledhur lodra dhe kam një sens humori sikur të isha e vogël, kështu që të gjithë miqtë dhe familjarët e mi kanë qenë shumë pro zgjedhjes sime ka thënë ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pajgey tha që sapo arriti në një moshë madhore, ajo nisi të kërkonte në internet për të parë nëse kishte të tjerë me interes të ngjashëm dhe gjeti një komunitet me shumë njerëz që bënin një jetë të njëjtë siç ajo donte.

Qëllimi i saj ka qenë gjithmonë të normalizojë stilin e jetës, pasi ajo nisi këtë lloj jete në maj të vitit 2018. Me këtë mënyrë jetese, 25 –vjeçarja ka thënë se mbështet edhe të tjerë që duan të bëjnë një jetë të tillë, gjithashtu ajo shtoi se është një formë e mirë për të fituar shumë para.

“Një nga ndjenjat më të spikatura që njerëzit kanë është turpi, kështu që vendosa të dal në publik. Kam krijuar llogarinë time në YouTube edhe një faqe në internet. Gjithçka ka të bëjë me atë se si ta jetoni jetën tuaj më të mirë për fëmijë të rritur. Ne na pëlqen të luajmë me lodra. Ne jemi njerëz që sjellim gëzim nga gjërat që kemi bërë si fëmijë të vegjël. Më pëlqen të luaj me kafshët e mia prej pellushi.” –është shprehur 25-vjeçarja.

25-vjeçarja Paigey

Pavarësisht kritikave apo ironive që i bëhen, Paigey ka marrë një përgjigje jashtëzakonisht pozitive nga numri i lartë i ndjekësve të saj në internet.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment