Bota

Japonia karantinon anijen e lundrimit me 3.500 njerëz në bord, për të kryer testet e Koronavirusit

Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Yoshihide Suga tha të hënën se autoritetet japoneze do të karantinonin anijen, e cila mbërriti në Gjirin e Yokohama një ditë më parë nga çfarë ishte planifikuar fillimisht.
Featured image of article: Japonia karantinon anijen e lundrimit me 3.500 njerëz në bord, për të kryer testet e Koronavirusit Anija japoneze me 3500 persona ne bord

TOKIO: Japonia ka karantinuar një anije lundrimi që transportonte 3.500 njerëz dhe po testonte pasagjerë për koronavirusin e ri të martën, pasi një pasagjeri i cili u nis në Hong Kong, i rezultoi pozitiv testi për virusin.

Pamjet e publikuara tregojnë imazhe të disa oficerëve të karantinës që hynin në anijen e lundrimit në Diamond Princess në portin e Yokohama të hënën në mbrëmje për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të 2.500 pasagjerëve dhe 1.000 anëtarëve të ekuipazhit.

Kjo masë vjen pasi një pasagjer 80-vjeçar që u nis me 25 janar në Hong Kong, kishte rezultuar me test pozitiv për virusin vdekjeprurës.

Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Yoshihide Suga tha të hënën se autoritetet japoneze do të karantinonin anijen, e cila mbërriti në Gjirin e Yokohama një ditë më parë nga çfarë ishte planifikuar fillimisht.

Një grua në të njëzetat, që ishte duke lundruar me nënën e saj në anije, ka thënë për “TBS” të martën se të gjithë pasagjerëve “u kërkohej të qëndronin në dhomat e tyre për të pritur testet e virusit”.

Ajo tha se ata kishin pritur brenda dhomës së tyre që nga e hëna dhe nuk u kishin thënë asnjë fjalë se kur do të testoheshin që nga e marta e hershme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi anija mbërriti në Yokohama të hënën në mbrëmje, pasagjerëve iu tha se largimi i tyre nga zona do të vonohej për 24 orë, tha një pasagjer për agjencinë Kyodo Neës.

Që nga e shtuna, Japonia ka ndaluar shtetasit e huaj që kanë qenë në Hubei javët e fundit, si dhe shtetasit me pasaportë kineze, të futen  në territorin e saj.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: bangkokpost

A.C/Dosja.al

Shto Koment