Politike

Dosja 184/ Paloka në zgjedhjet e Dibrës në 2016: Ja si e identifikova trafikantin e drogës

Edhe pse Dibra nuk ishte lakuar më parë, si zonë e nxehtë kultivimi, akuzat u intensifikuan në fushatë.
Featured image of article: Dosja 184/ Paloka në zgjedhjet e Dibrës në 2016: Ja si e identifikova trafikantin e drogës Edi Paloka, ish-deputet i PD

TIRANË- Sipas demokratëve, skema e shitblerjes së votës përfshinte edhe grupe kriminale që kultivonin kanabis. Edhe pse Dibra nuk ishte lakuar më parë, si zonë e nxehtë kultivimi, akuzat u intensifikuan në fushatë.

“Nuk ishin Dibranët që mbillnin kanabis, kam takuar lazaratas në rrugët e Dibrës, edhe gati ma tha copë për çfarë ishte. E kuptova nga dialekti, më foli, më përshëndeti, si je shefo më tha, e kuptova që nuk ishte nga Dibra e ma tha copë. Kam ardhur për punë se këta ktej kanë nevojë për ne”, tregon Edi Paloka, Nënkryetar PD

Mbetet ende e paqartë sesi ish deputeti Paloka kishte identifikuar një trafikant, më pas ishin përshëndetur dhe kishin biseduar për kultivimin e kanabisit. “Po Lulzim Basha dhe establishment i tij politik që në 114 fshatrat e Dibrës shkonin nga 2 herë në ditë, keni parë ndonjë pamje filmike të xhiruar”, tha Ulsi Manja, deputet i PS. “Vetë fshatarët që na informonin se ne sigurisht nuk futeshim nëpër shkurre e ferra se skishim vajtur për të gjurmuar atje kanabisin”, tregon Edi Paloka, nënkryetar i PD.

Denoncimet aso kohe ishin vetëm publike, nga foltorja e selisë blu, duke shmangur policinë ose prokurorinë. “Unë denoncoja në ato kohë parcelat e shefit të komisariatit, dhe ai do shkonte për të zbuluar parcelat e tij?” pohon Flamur Noka.

(Marrë nga Top Story)

Shto Koment