Bota

“DEFENDER– Europa 20”, trupat amerikane po zbarkojnë në Gjermani dhe vende të tjera europiane

E gjithë kjo ngjarje ka të bëjë me stërvitjen e madhe të përbashkët ndërkombëtare  “DEFENDER – Evropa 20”,  ndërkohë që pritet të zhvillohet nga prilli deri në fund të majit.
Featured image of article: “DEFENDER– Europa 20”, trupat amerikane po zbarkojnë në Gjermani dhe vende të tjera europiane Foto ilustruese

GJERMANI– Trupat amerikane ja përse po zbarkojnë ditëve të fundit në Gjermani dhe vende tjera evropiane

Rreth 20,000 ushtarë amerikanë, 37,000 forca ushtarake që përfshinin forcat nga 18 shtete anëtare të NATO-s, tani ose do të qëndrojnë në shtëpi ose  për ata që janë zhvendosur tashmë në Evropë do të kthehen në SHBA.

Por kryesisht ditët e fundit forcat amerikane me pajisje e makineri ushtarake kanë zbarkuar në Gjermani ku janë bazat e përqëndruara gjermane, por edhe në shtete tjera të BE-së.

Ndërkohë kjo lëvizje e madhe e forcave me pajisje ushtarake, pamjet e të cilave të bëra virale në rrjetet sociale po krijojnë panik, pasi e lidhin edhe me situatën aktuale që ka krijuar pandemia e koronavirusit.

Por sipas mediave të huaja e gjithë kjo ngjarje ka të bëjë me stërvitjen e madhe të përbashkët ndërkombëtare  “DEFENDER – Evropa 20”,  ndërkohë që pritet të zhvillohet nga prilli deri në fund të majit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo stërvitje do të jetë një nga më të mëdhatë ndër vite dhe e treta më e madhe që prej Luftës së Ftohtë. Ushtrimet do të rrisin gatishmërinë strategjike dhe ndërveprimin duke ushtruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të lëvizur me shpejtësi një forcë të madhe, të besueshme luftarake të ushtarëve dhe pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara në Evropë dhe aleatëve dhe të saj.

Një grup masiv prej 37,000 anëtarësh të shërbimit amerikan, aleatëve dhe partnerëve, pritet të marrin pjesë, me afro 20,000 ushtarë dhe 20,000 pajisje që vendosen nga Shtetet e Bashkuara.

Burimi: travelwirenews.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment